Ja se si ka ndodhur vrasja e kandidatit të AAK-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

(E plotësuar) Ngjarja që ndodhi në Skenderaj ka shumë viktima, megjithëse Bekim Birinxhiku është ai që e humbi jetën.

Polici V.G që dyshohet si autor i vrasjes e humbi karrierën për një konflikt që nuk ishte fare i tij, ndërsa bashkëshortja e policit është në pritje të fëmijës së parë, pas martesës në verë të këtij viti.

Banorët që e njohin Birinxhikun edhe policin V.G i tregojnë si njerëz të mirë, ndërsa fajin kryesisht për ngjarjen ja lënë miqëve të policit të cilët kishin marrë borgj drru nga Birinxhiku, material që ata asnjëherë nuk e kanë paguar.

“Bekimi është marrë me shitjen e druve, ndërsa miqtë e policit i patën marrë drru për ndërtimin e kolovajzave në shtëpi, për fëmijët e tyre. Vlera e drruve shkon deri në 800 euro. Kjo shumë asnjëherë Bekimit nuk i është paguar”, ka thënë për “Zërin” në kushte anonimiteti një i afërm i familjes së policit V.G.

Ndërkaq një dëshmitarë që e ka parë ngjarjen në tërësi që ka ndodhur në afërsi të xhamisë në Skenderaj, situatën e shpjegon kështu:

“Gjatë përleshjes, viktima, e ka nxjerr një shufër hekuri prej veturës së tij edhe e ka goditur policin. Nga çka pashë, atij ju thy dora. Më pas polici e ka nxjerr revolen edhe e ka qëllu viktimën”, ka thënë F.H. dëshmitar i ngjarjes.

Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i PK-së, në Skenderaj, ka konfirmuar për “Zëri”, se i dyshuari për vrasjen e Bekim Birinxhikun, polici, V.G. tashmë gjendet në spitalin rajonal, për shkak të lëndimeve që ka marrë nga viktima.

Sipas, Zahitit, polici V.G. është i lënduar në dorë me një mjetë të fortë.

“Pasi që e kemi arrestuar, pjesëtarin e policisë V.G. ka qenë evidente lëndimi i tij në dorë dhe nevoja për intervenim mjekësorë. Këtë e ka kërkuar edhe vet i arrestuari dhe ne e kemi dërguar atë në spital. Ai aktualisht gjendet në spital dhe është nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë se si edhe si ka ardhur deri te rrahja, apo me çfarë mjeti është goditur polici apo kush e ka filluar i pari. Mirëpo e tëra që dihet për momentin është fakti se pas rrahjes, ka mbetur i vrarë Bekim Birinxhiku si dhe i lënduar i dyshuari për këtë vepër, polici, V.G. i cili edhe po trajtohet në qendrën emergjente në Skenderaj. /Zëri/

-----------------------------------------------
(E plotësuar) Zbulohet për herë të parë edhe fotografia e viktimës, në Skenderaj, Bekim Birinxhiku. Viktima është në rreshtin e parë dhe tullac afër Ahmet Isufit.
Ndërkohë është siguruar kemi edhe prononcimi i babait të tij, Ramadan Birinxhiku.
 
Ai ka thënë se djali i tij dhe familja e tyre nuk i kanë pasur borxh askujt. E as me të dyshuarin për vrasje.
 
“As unë as Bekimi e as familja jonë nuk i ka pasur borxh askujt asnjëherë e as nuk kemi pasur fjalë të keqe me ndokënd. Me ata të fshatit nga vjen polici V.G. nuk kemi pas fjalë të keqe asnjëherë.”, ka rrëfyer babai i viktimës. /Zëri/

-----------------------------------------------

(E plotësuar) Kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Bekim Birinxhiku, është vrarë nga një polic i Kosovës. Dorasi ndaj viktimës ka shtënë me revole zyrtare, bëjnë të ditur burime të policisë, transmeton Koha Ditore.

----------------------------------------

Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëar, invalid i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta.

Dëshmitarët kanë thënë se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje. Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij. Nga Stacioni i Policisë në Skënderaj nuk është dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës, ai ishte plagosur dy herë, ndërsa pas lufte, ai bashkë me familjarët e tij kishte zhvilluar një biznes, në të cilin ishte treguar i suksesshëm. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, AAK-ja dega në Skënderaj e pati kandiduar Birnxhikun për këshilltar komunal të Skënderajt. Ai është vrarë vetëm disa orë para se të fillonte procesi i zgjedhjeve. /Zëri/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar)

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Shkruani kodin e fotos:

Captcha
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga KRONIKË E ZEZË
Previous
image
Zbardhen detaje të tjera mbi vrasjen e trefishtë në Tiranë
Zbardhen detaje të shkëmbimit të zjarrit që shkaktoi 3 viktima, ditën e djeshme në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet. Policia bëri të ditur se “shtetasi...
image
Tetovari sulmohet nga dy persona
Nëntëmbëdhjetë vjeçari Sh.J, nga fshati Kamjanë muajin e kaluar është sulmuar fizikisht nga dy persona. Nga policia informojnë se S.A. (23) dhe B.A (28) që...
image
Zjarr në “Sharr-Cem”
Dje rreth orës 17:20 është përfshirë nga zjarri një pjesë e makinerisë si dhe disa kabllo të rrymës në fabrikën Sharr-Cem në Han të Elezit...
image
Zbardhen identitetet e tre viktimave te bulevardi Zog I
Një përplasje me armë ka ndodhur disa minuta më parë në kryeqytet, ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka ngelur i plagosur.Dy...
image
Tre të lënduar në aksident trafiku në Tetovë
Mbrëmë rreth orës 12 në rrethrrotullimin  e rrugës “Ilindenska” dhe “166″ në Tetovë në kthesën nga Brevenica ka ndodhur aksident mes dy veturave “Mercedes” me...
image
Humbin jetën nëna dhe djali
Një aksident trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën Veles-Negotinë. 34 vjeçarja nga Shkupi V.S. dhe djali i saj 4 vjeçar humbën jetën,...
image
58-vjeçarin e mbyt rryma e tensionit të lartë
Një person ka humbur jetën pasi është kapur nga rryma e tensionit të lartë. Policia ka njoftuar se A. Zore (58) vjeçar kishte rënë viktimë...
image
Humb jetën motoristi shqiptar në një aksident fatal në Zvicër
Një motoçiklist 26-vjeçar është përplasur me një makinë natën e së dielës në Baden AG, ku nga lëndimet e marra më vonë ka vdekur në...
image
Zjarri djeg një shtëpi në Gostivar
Rreth orës 3:30 minuta, ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e 67-vjeçarit M.T nga fshati Balindol i Gostivarit. Në momentin e shpërthimit të zjarrit askush...
image
Me emigrantë në makinë tenton ta shkel policin
Dyzet e nëntë vjeçari nga Shtipi është arrestuar në Stacionin policor në Veles për shkak të tentimit të shkelë një nënpunës policor me automjetin në...
image
(Foto) Aksident i tmerrshëm në Shkup, lëndohet një motoçiklist
Një motoçiklistë është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur disa çaste më parë tek qendra tregtare “Olimpiko” në lagjen Taftaligje të Shkupit. Sipas...
image
2 vjeçari në gjendje të rëndë pas përplasjes nga makina
Një fëmijë është aksidentuar në Berat. Në vendin e njohur si “Ura e varur”, një makinë e cila ecte me shpejtësi ka përplasur një vogëlush...
image
Shkup, pas zënkës ther vëllain
Një incident i rëndë është shënuar ditën e djeshme rreth orës 20.00 në lagjen Aerodrom në afërsi të shtëpisë studentore “Shën Naum”. Zënka mes dy...
image
Qëllohet për vdekje një kosovar në Vjenë, një tjetër plagoset
Mbrëmjen e së dielës në Vjenë nga të shtënat me armë zjarri janë qëlluar dy kosovarë dhe një udhëtare rasti. Njëri ndër kosovarët, 28 vjeçari nuk...
image
Tragjedi: Treni përplas për vdekje 16 vjeçarin nga Afganistani
Edhe një tragjedi me emigrantët në hekurudha. Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 22,00 është gjetur trupi i një djaloshi 16 vjeçar nga Afganistani i...
Next

Votoni këtë tekst
0