Milazim Krasniqi: Dalja nga politika si dalje nga uji i ndotur

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut”, thotë Krasniqi.

Intervistoi: Ismail SINANI

SHENJA: Si e shihnit Kosovën në fund të viteve 80-ta? Cili ishte konteksti gjeopolitik i saj në raport me shtetin shqiptar dhe në raport me shqiptarët e viseve tjera të Jugosllavisë dhe a keni mundur të paramendoni një rrjedhë të këtillë të proceseve?

M. KRASNIQI: Në fund të viteve tetëdhjetë, të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, në ish Jugosllavi dhe në rajon i kam përjetuar dhe gjykuar me logjikën e shkrimtarit të angazhuar. Në fillim të vitit 1988, në një kuvend zgjedhor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pas përplasjesh disavjeçare me shkrimtarët serbë dhe me frymën integriste jugosllave të grupimit të shkrimtarëve shqiptarë, fitoi vija nacionale e shkrimtarëve shqiptarë, duke nxjerrë në defansivë edhe shkrimtarët serbë e edhe ata shkrimtarë shqiptarë që ishin të identifikuar më shumë si vegla të sistemit. Falë këtij ndryshimi të ndjeshëm, në krye të asociacionit të shkrimtarëve erdhi Ibrahim Rugova, ndërsa unë u zgjodha sekretar. Që nga ajo ditë ne e kishim si të shkruar në ballë që do të ishim në vijën e parë të frontit përballë nacionalizmit serb, i cili pikërisht në ato vite fitoi një dinamikë tmerrësisht iracionale, në të cilën shkrimtarët serbë të shndërruar në një falangë militante në Francuska 7, ishin nismëtarë të ideve më shoveniste. Nën terrorin e nacionalizmit serbomadh, Kosova në vitin 1989 përjetoi degradimin e statusit të saj kushtetues, sepse me dhunë iu hoq autonomia, që ia pati siguruar atributin si “element konstituiv i federalizmit jugosllav”. Heqja e atij statusi dhe de facto heqja e autonomisë së Kosovës, u bë me një brutalitet të pashembullt medial, politik, policor e ushtarak, në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës u imponuan me presione e kërcënime ndaj delegatëve, shumica e të cilëve nuk qenë të aftë të përballonin presionin e kërcënimet. Por, me atë akt ata zbuluan edhe katandisjen morale, politike e nacionale të elitës shqiptare me prejardhje komuniste, e cila falimentoi përfundimisht me atë akt të turpshëm. Shqiptarëve të Kosovës do t’u duhej një elitë tjetër, me tjetër moral, me tjetër vokacion politik, me të tjera ide nacionale, që t’i përfaqësonte në mënyrë adekuate në rrethanat e reja, kur statusi i saj autonom ishte gllabëruar nga Serbia. Kjo edhe për arsye se reagimi i qytetarëve shqiptarë të Kosovës ndaj heqjes së autonomisë ishte i fortë, me protesta të mëdha anekend Kosovës. Vendosmëria e protestuesve që të përlesheshin nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës me eskadronet e vdekjes të policisë serbe, tregonte se konflikti ndërmjet shqiptarëve e serbëve për Kosovën, më nuk mund të mbahej nën kontroll me recetat e “vëllazërim –bashkimit”. Nuk mund të bëhej fjalë për “vëllazërim e bashkim”, në kushtet kur shqiptarët e plagosur në protesta dhe të burgosurit pothuajse nuk mund të numëroheshin. Edhe numri i të vrarëve ishte mjaft i madh. Nga kjo përballje e re e shqiptarëve të Kosovës me regjimin brutal të Millosheviqit, filloi të ravijëzohej një projekt politik e nacional kundërshtues ndaj asaj gjendjeje të shtetrrethimit e të pushtimit. Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës u shndërrua në një qendër të projektimit të ri të politikave nacionale të shqiptarëve të Kosovës, po edhe për shqiptarët që ishin të përfshirë në shtetin jugosllav. Testin e parë ky projektim i ri politik e pati dhënë në bisedimet e shkrimtarëve serbë e shqiptarë në Beograd, në prill në vitit 1988, me ç’rast u tha haptas se pozita e shqiptarëve në Jugosllavi, kishte elemente të forta të diskriminimit. Politika dhe opinioni publik serb qenë tmerruar nga këto prospekte, që u shpalosën në folenë e nacionalsocializmit të ri të tyre, në Francuska 7. Edhe solidarizimi i plotë i shkrimtarëve shqiptarë me grevën e minatorëe në shkurt të vitit 1989, ishte një test shumë i rëndësishëm, sepse gjatë atyre ngjarjeve, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës u afirmua si subjekt që po mbronte jo vetëm kërkesat e minatorëve, por shqiptarësinë e Kosovës. Bile, mediet serbe na patën akuzuar disave prej nesh, me emër e me mbiemër, si “skenaristë të protestave”. Pati kërkesa edhe që të na arrestonin. Të gjitha këto zhvillime, në sytë e shqiptarëve e shtuan autoritetin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Ibrahim Rugovës si kryetar i saj. Qytetarët shqiptarë të Kosovës filluan ta përjetojnë këtë asociacion shkrimtarësh si një alternativë të pushtetit komunist në Kosovë, i cili ishte kompromentuar tërësisht. 

Me këtë energi të re, të marrë nga respekti dhe përkrahja e qytetarëve, në vjeshtën e vitit 1989, ne kaluam në një fazë të re të organizimit politik, me ç’rast një grup shkrimtarësh, (Jusuf Buxhovi, Xhemajl Mustafa, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Ajri Begu, Ibrahim Rugova dhe unë) krijuam Këshillin Nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e zyrtarizuam më 23 dhjetor 1989. Kështu ne ishim të futur thellë në angazhimin politik, më shumë nën trysninë e ngjarjeve, se sa me dashjen tonë. Në fakt, ne kemi pasur sinjale edhe nga diplomacia amerikane që të ndërtonim një projekt politik paqësor, i cili dhunës së Millosheviqit nuk do t’i përgjigjej me dhunë, por do të punonte për afirmimin e çështjes së Kosovës, si një çështje demokratike, e lirive dhe të drejtave te njeriut dhe e vetëpërcaktimit kushtetues, në procesin e rikonfigurimit eventual të federatës jugosllave. Pra, në humnerën politike ku kishte rënë Kosova, pas falimentimit të turpshëm të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, dikush duhej të provonte ta ngrinte në këmbë përsëri, jo vetëm që ta nxirrte në dritën e diellit tragjedinë e saj, po edhe ta skiconte të ardhmen e saj. Si duket shkrimtarët janë më afër kësaj ndjeshmërie, pra, jo vetëm që ta përshkruajnë tragjedinë, po në raste të veçanta edhe ta orientojnë fatin e popullit të vet, kur falimenton elita politike. Me ne ka ndodhur saktësisht kështu. Pra, në angazhimin tonë kulturor, politik e nacional, ne faktikisht kemi ndjekur një rrugë, e cila ishte përpjekje që të bëheshim zëdhënës të tragjedisë së Kosovës, po edhe të aspiratave që kishte ajo për të ardhmen e saj. Dihet se deri në atë kohë kërkesa kryesore e shqiptarëve ishte për një republikë të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Por, ne si shkrimtarë kishim vizione më largvajtëse, prandaj e projektuam të ardhmen e Kosovës si një shtet i pavarur. Natyrisht, në projeksionet tona politike e nacionale, shqiptarët që ishin në Jugosllavi, në atë kohë ne i llogarisnim si pjesë të projektit tonë kulturor e politik, sepse ndonëse ishim të robëruar, jetonim në një shtet federal të përbashkët, ku edhe fatkeqësitë i kishim të përbashkëta. Në dokumentin “Tre opcionet”, në fillim në vitin 1991, ka qenë paraparë që në rast të ndryshimit të kufijve të brendshëm të Jugosllavisë, po qe se nuk ndryshonin kufijtë e jashtëm të saj, të gjithë shqiptarët të përfshiheshin brenda një republike shqiptare në Jugosllavi. Fatkeqësisht, më vonë, filloi copëzimi i projekteve, me ç’rast shqiptarët në Maqedoni, si dhe ata në Malin e Zi e në Luginën e Preshevës, sajuan partitë dhe projektet e e veta politike.  

Sa i përket aspektit gjeopolitik mund të them se ndër aksiomat politike që hartuam që në fillim, ne e kishim edhe atë për integrimin e hapësirës sonë në hapësirën euro-atlantike, si kundërpeshë e realitetit në të cilin hapësira jonë, duke qenë nën Serbi e Jugosllavi, realisht ishte sferë e ndikimit sovjetiko-rus. Por, për ne në atë kohë problem paraqiste ende Shqipëria staliniste, e cila ishte ngurtësuar në dogmat e saj dhe po vdiste në heshtje e në harresë. Ishte dobësuar aq shumë saqë dukej se qe fshirë nga realiteti dhe se ekzistonte vetëm fantazma e saj. Kjo gjë ishte shumë torturuese, sepse ne kishim nevojë si për oksigjen për ndihmën e atij shteti që atëherë e quanim “shtet amë”, por i cili ishte katandisur aq keq sa që nuk mund t’i ndihmonte as vetes. Me Rugovën kemi harxhuar me qindra orë biseda lidhur me këtë problem, duke u munduar të gjenim përgjigje për këtë rrethanë tmerrësisht të disfavorshme. Por, pas lëvizjës së dhjetorit 1990, edhe në Shqipëri filluan proceset e demokracië, ndonëse jo me ritmin që kërkonin ngjarjet në ish Jugoslalvi dhe në gjithë ish bllokun lindor. Bile, ka pasur edhe rreziqe serioze. Pas kthimit nga një vizitë në Tiranë në vitin 1991, Rugova më pati treguar se një ushtar që bënte roje nderi te varri i Enver Hoxhës, ia kishte drejtuar automatikun, kur Rugova kishte refuzuar të vendoste kurorën në varrin e diktatorit Hoxha. Ndërsa opozita që doli nga lëvizja e dhjetorit, deri në mars të vitit 1992, kur erdhi në pushtet, ka qenë populiste, por pa një program të qartë lidhur me çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare. Me gjithë këto zhvillime terse, për ne ishte e qartë një gjë: komunizmi po shpërbëhej e bashkë me të po dobësohej ndikimi i Rusisë në Ballkan, nërsa po rritej roli i SHBA-ve dhe i NATO-s, të cilët ne tashmë i kishim shpallur aleatë stratëgjikë. Kontributi ynë ishte në formësimin e një aleance të qartë e të qëndrueshme me botën perëndimore, me Shtetet e Bashkuara, në rend të parë. Natyrisht, kjo nuk na shkrepi në kokë si një figurë poetike, e as nuk na u fanit si një ëndërr e bukur vere, por ne kishim edhe kontakte e edhe sinjale nga administrata amerikane për rrugën që do të duhej të ndiqnim. Mbase për të gjitha ato rrethana, në një rast tjetër, këtë periudhë e kam emërtuar si periudhë kur Kosova e njohu veten. E njohu veten si vend shqiptarësh, të cilët po refuzonin ta duronin përshkallëzimin e dominimit dhe të terrorit serb dhe dogmat e nacionalizmit serbomadh për Kosovën si “Jerulasem serb” dhe që po synonin të shkëputeshin nga influenca sovjetike. Shpëtimi nga gjendja ku ishim katandisur, shihej në demokraci dhe në partneritetin e plotë me aleancën atlantike. Kjo u bë me kohë edhe plaforma dominante e mbarë kombit tonë. Vazhdon të jetë edhe sot platforma dominante, që do të thotë se është zgjedhur një orientim strategjik i drejtë që në atë kohë të vështirë.                

SHENJA: Keni qenë një nga themeluesit e LDK-së. Si vendosët të hynit në ujërat politike dhe çfarë domethënie kishte inkuadrimi juaj në LDK, kur pas çlirimit të Kosovës ju e braktisët këtë parti? Pse ndodhi kjo dhe si e vlerësoni këtë fazë të karrierës politike?

M. KRASNIQI: Me egërsinë e nacionalizmit serb unë fillova të ballafaqohesha si shkrimtar, në mbledhjet që kishim në kryesinë dhe kuvendet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1986, kur u zgjova anëtar krysie e më vonë edhe sekretar i saj, po veçmas në mbledhjet në kryesinë dhe kongreset e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në vitet 1988- 1990. Në këtë periudhë kohore, shkrimtarët serbë, po edhe ata malazezë e maqedonas, ishin brutalë në diskutimet e tyre, kur flisnin për Kosovën dhe për shqiptarët. Në atë klimë terrori psikologjik e mediatik, unë fillova të polemizoja me ta dhe kjo përfshirje në atë vorbull polemikash, po ma zgjeronte pamjen lidhur me motivet e vërteta të nacionalizmit serbomadh. Në fillim ishim krejt vetëm Ibrahimi dhe unë në ato mbledhje të tmerrshme. Por, gradualisht filloi të formohej një opozitë e përbahskët e shkrimtarëve sllovenë e kroatë kundër nacionalizmit serbomadh, sepse edhe ata filluan ta ndjejnë kërcënimin e tij dhe ashtu ne u gjendem në një front të përbashkët. Kam pasur biseda të gjata e serioze me shkrimtarë e intelektualë të njohur sllovenë e kroatë lidhur me format e rezistencës së përbashkët të shkrimtarëve dhe intelektalëve ndaj nacionalizmit serbomadh që prodhonte Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë, por edhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve dhe Kisha Ortodoske Serbe, që po ashtu ishin servis i regjimit të Millosheviqit. Njëri prej tyre, politikani i mëvonshëm kroat, Vlladimir Sheksi, në njërin nga ato takime në Lubjanë, na e pati elaboruar idenë e shpërbërjes së Jugosllavisë, me aksion të sinkronizuar të Kroacisë, Sllovenisë e Kosovës. Natyrisht, projeki i tillë nuk mund të udhëhiqej nga shkrimtarët, po duhej organizim politik dhe kjo ishte e domosdoshme për ngjarjet që po vinin. Prandaj, angazhimi në politikë ishte i pashmangshëm, nëse synoje të kontribuoje në ato zhvillime. Formimi i LDK-së është bërë me këto qëllime. Ajo që është proklamuar në program është brenda kornizave ligjore të pluralizmit politik të sapolegalizuar në ish Jugosllavi, por e vërteta është se qëllimi ynë strategjik ka qenë që nga fillimi shkëputja nga Serbia dhe krijimi i një shteti të pavarur. Ndërsa, pas çlirimit të vendit, në saktë në fillim të vitit 2000, unë u largova nga LDK-ja, i zhgënjyer që ajo nuk e luajti rolin që i takonte në rezistencën e përgjithshshme të popullit të Kosovës në vitet 1998/1999. Pati një stepje, një ikje nga përgjegjësia, një mal gabimesh, pasojat e të cilave kujtoj se shoqëria jonë i ndjen edhe sot. Për mua nuk ka qenë i lehtë largimi nga ajo lëvizje në të cilën kam shkrirë shumë mund dhe shumë kohë të jetës sime. Shkaqet e këtij largimi i kam shpjeguar detajisht në librin “Vitet kur Kosova e njohu veten”, të cilin e ka botuar Logos A para disa vitesh.    

SHENJA: Kur jemi te çlirimi, t’i kthehemi pak luftës. Si e keni përjetuar ju luftën çlirimtare të Kosovës duke e ditur se në atë kohë ju ishit në LDK? Çfarë mendonit atëherë dhe si e perceptoni sot atë luftë?

M. KRASNIQI: Bindja ime e thellë është se historia e vërtetë e Kosovës nuk mund të shkruhet deri sa të zgjidhen tre probleme: dënimi i krimeve të komunizmit, hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave dhe shkrimi korrekt i historisë së Kosovës në periudhën 1889-1999. Kosova sot po vlon si një kazan ku janë përzier e ziejnë bashkë e mira dhe e keqja, atdhedashuria dhe tradhtia, gënjeshtra dhe e vërteta, duke prodhuar një shije të hidhur për lirinë e vendit tonë. Pra, edhe historia e viteve 1989-1999 , ku bie edhe përpjekja finale e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, duhet të shkruhet në mënyrë të vërtetë e korrekte, që të eliminohen spekulimet, mashtrimet dhe falsifikimet që tashmë janë bërë masivisht. Në këtë kontekst mund të them që LDK-ja që nga fillimi ka pasur një qëndrim të dyzuar, i cili u tregua fatal për kredibilitetin e saj. Një pjesë e udhëheqësisë dhe e anëtarësisë kanë qenë në favor të bashkërendimit me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës dhe të marrjes së përgjegjësive kushtetuese nga ana e presidentit, qeverisë në ekzil dhe Kuvendit. Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në maj a qershor 1998, ka pasur zëra që LDK-ja të ofronte gjithë organizimin për luftën çlirimtare. Por, ajo mbledhje qe ndërprerë, pas disa orësh debatesh me arsyetimin se do të vazhdohej në nesërmen. Por, ajo mbledhje më nuk është vazhduar kurrë. Për këtë arsye, LDK-ja mbeti pa qëndrim të qartë politik. Prej atij momenti, edhe filloi defaktorizimi i saj edhe në terren. Është e njohur publikishst që unë kam qenë në anën e atij grupimi që ka kërkuar unifikim dhe bashkërendim me faktorin e ri ushtarak që u shfaq në formën e UÇK-së. Bile, unë kam bërë përpjekje që me lidhjet e mia në terren të funksionalizoja një linjë komunikimi elementare ndërmjet presidentit Rugova dhe UÇK-së, duke shkuar edhe në Shtabin e saj në Berishë. Por, zërat që nxitnin këtë qasje në LDK patëm mbetur në pakicë, si gjatë luftës si pas mbarimit të saj. Pati fituar linja e barrikadimit dhe përjashtimit. Pa çlirimit të vendit, duke qenë në këtë pikë opozitë brenda LDK-së dhe i ekspozuar edhe ndaj paragjykimeve të eksponentëve të të ashtuquajturit “krahu i luftës”, kam bërë shumë përjekje të gjendej një “rrugë e tretë” e kompromisit politik. Por, ambiciet për pushtet u shtuan në të gjitha anët dhe me kohë humbi vullneti për t’u udhëhequr politika nga arsyeja. Kështu, një mëngjes të bukur u zgjova me vendimin e prerë që të largohem definitivisht dhe përgjithmonë nga politika. Ishte njëri nga vendimet më të mira që kam marrë në jetë, edhe pse mbrapa lashë një decenie punë të mundimshme e kontribut për profilizimin e projektit të pavarësisë së këtij vendi. E gjithë puna ime dhe e mijëra të tjerëve, u faturua si meritë vetëm e liderit. Por, nuk kisha e nuk kam kurrë aspak nostalgji. Dalja nga ajo politikë ishte si dalje nga një ujë i ndotur. Në fund e kuptova që kisha qenë tërë kohën vetëm një shkrimtar i angazhuar, e nuk isha bërë kurrë politikan. 

SHENJA: Ibrahim Rugova ishte gjatë kohë ndër figurat qendrore të Kosovës, madje edhe e të gjithë shqiptarëve të ish-Jugosllavisë. Cili ka qenë raporti juaj me të dhe si e vlerësoni në përgjithësi angazhimin e tij politik? A mendoni se ende ka shumë gjëra të pashpjeguara rreth kësaj figure të kombit?

M. KRASNIQI: Pa dyshim sot mund të thuhet se Ibrahim Rugova është njëri nga aktorët kryesorë të politikës së Kosovës në vitet 1989-2006. Historia e këtij vendi nuk mund të shkruhet ndaras prej emrit të tij, sepse që nga fillimi ai u profilizua si lider i projektit të pavarësimit të Kosovës. Ata që kanë qenë afër tij në vitet 1989-1999 e dinë se ai ka pasur një bindje fikse që Kosova do të pavarësohej. Shumë herë e kam dëgjuar të thoshte se do të vazhdonte të punonte për pavarësinë e saj edhe nëse të gjithë e linin vetëm. Kjo vendosmëri e tij ka qenë shumë motivuese për të gjithë ne, edhe në rastet kur gjendja në Kosovë ishte katastrofike dhe perspektiva e pavarësimit të saj realisht nuk dukej askund. Ndërsa, raporti im më të ka qenë që nga fillimi raport miqësor, në rend të parë. Unë e kam konsideruar më shumë mik se sa epror gjithmonë. Në vitet 1988-1991 me siguri kam qenë bashkëpunëtori më i afërt i tij, sepse kam qenë pothuajse natë e ditë me të ose në kontakt me të. Nuk mund të ketë një çështje të cilën nuk e ka diskutuar me mua, qoftë dhe vetëm miqësisht, që nga çështjet familjare e deri te ato konfidenciale, nga takimet me personalitete të ndryshme politike. Raporti miqësor mes nesh ka mbetur deri në fund, deri në takimin e fundit që kam pasur me të në shtator të vitit 2000. Ndërsa, në nivel politik raportet kanë qenë shumë më të ngatërruara: pas kuvendit të parë të LDK-së në maj 1991, enveristët/stalinistët thyen portat e LDK-së dhe u futën masivisht brenda organeve të saj drejtuese. Ata e filluan një luftë të nëndheshme edhe kundër meje, për arsye se në atë kohë drejtoja revistën “Fjala”, e cila ishte bërë qendra e mendimit publicistik e intelektual antikomunist dhe antienverist në gjithë hapësirat mediale shqiptare. Ata ndiheshin të lënduar nga qasjet e tilla, sepse ende nuk ishin dekontaminuar nga ideologjia enveriste. Rugova mundohej të mbante ekuilibrat në parti, por duke u bërë atyre koncesione, meqë ishin arrogantë dhe me numër të madh. Natyrisht, pakënaqësia ime dhe e shumë intelektualëve të tjerë ishte evidente dhe kjo na përplaste herë pas herësh me të. Por, në aspektin strategjik të politikës së pavarësisë, aleancës me SHBA dhe NATO-n dhe integrimet shqiptare, kam mbetur bashkëmendimtarë, bashkëpunëtor dhe aleat i tij deri sa e kam shpallur publikisht largimin nga partia. 

Sa i përket figurës së tij, ajo përshkohet nga dritëhije të shumta. Tashmë kam finalizuar një libër në formë kujtimesh, në të cilin e kam portretizuar dhe analizuar figurën komplekse dhe kundërthënëse të Rugovës. Po e shtyj botimin e këtij libri, për arsye se nuk dëshiroj që libri im të përdoret si pretekst polemikash e kontestimesh të tarafeve partiake. Unë e kam paraqitur Ibrahim Rugovën ashtu si ka qenë, e jo si e përfytyrojnë fanatikët rugovistë e as si e paragjykojnë fanatikët antirugovistë. Por të dyja palët duhet të presin, deri sa të qetësohen.       

SHENJA: Pas luftës na u bënë shumë figura politike të Kosovës e shumë pak lojtarë. Si e vlerësoni periudhën e pasluftës, duke përfshirë këtu edhe fazën pas shpalljes së pavarësisë? Cili është drejtimi kah po ecë Kosova? 

M. KRASNIQI: Pas luftës Kosova përjetoi degradimin e plotë insitucional: u shuan të gjitha institucionet që kishin ekzistuar, presidenti, qeveria në ekzil, qeveria e përkohshme, kuvendi e madje edhe UÇK- ja. Jeta politike e institucionale filloi nga zeroja, pra një gjendje tipike neokoloniale, ku kolonizatori të mban në jetë me pikatore. Natyrisht, në dizajnimin e skenës së re politike, me synimin që ajo të ishte e dëgjueshme ndaj kolonizatorit që kishte etiketën e UNMIK-ut, i kanë futur duart edhe aktorë të huaj, duke eliminuar ata që i kanë konsideruar nacionalistë dhe duke i promovuar disa që i kanë pasur në dorë, si të shantazhuar. Pavarësimi, sado i mbikëqyrur edhe ky, nuk solli asnjë ngritje të elitës politike në vendin tonë. Përbërja e sotme e elitës politike në Kosovë mund të prezentohet me një shprehje popullore: “lamshti”. Ka shumë persona pa profesione, pa karriera, pa merita, pa vlera, që janë turr e janë futur në parti e prej andej edhe në kuvend, qeveri, agjenci qeveritare, universitete e kudo. Prandaj, drejtimi që ka marrë Kosova nuk është i duhuri, sepse me këtë elitë politike nuk mund të realizohet asnjë objektiv madhor, as zhvillimi ekonomik e shoqëror, as ngritja e cilësisë së shkollimit, as integrimi në Bashkimin Evropian. Druaj seriozisht se Kosova sot është para dy rrugëve njësoj të rrezishme: kolapsit dhe revolucionit.  

SHENJA: Në kuadër të kësaj, si i shihni negociatat me Serbinë dhe marrëveshjet e deritanishme të arritura mes Kosovës e Serbisë?

M. KRASNIQI: Negociatat me Serbinë janë pasojë direkte e faktit që ne nuk e kemi çliruar vetë Kosovën, pra nuk kemi aritur ta çrrënjosim ndikimin destruktiv të saj nga Kosova, jo vetëm nga serbët po edhe nga bashkësia ndërkombëtare e kam frikë edhe nga një pjesë e vetë shqiptarëve. Vetëm t’ua kujtoj shkurt: pas çlirimit të Kosovës, me mijëra shqiptarë prisnin para sporteleve të administratës serbe (e cila lejohej nga UNMIK-ut të operonte në Kosovë) që të merrnin dokumente të Serbisë! Pas çlirimit vazhdoi që edhe tregu të furnizohej me shumicë absolute me produket nga Serbia. Serbët e veriut organizuan grupime terroriste që dëbuan shqiptarët nga shtëpitë, duke bërë spastrim etnik para syve të UNMIK-u e të KFOR-it për çka askush deri sot nuk u penalizua. Kontrabanda e grupeve shqiptare e serbe me naftë e barna vazhdoi e patrazuar, duke krijuar një kastë pasanikësh me kredenciale kriminale. Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut. Por, me anën e decentralizimit serbëve u janë dhënë komuna të reja, ndërsa tash me Bashkësinë e Komunave Serbe, ato do të futen në një ombrellë institucionale, e cila trupin e ka në Kosovë ndërsa kokën në Serbi. Zhvillimi është i pafavorshëm për Kosovën, por është i imponuar nga pafuqia e saj, nga pamundësia e saj që t’i integrojë serbët në shtetin e ri. Pra, përderisa në politikën e brendshme kemi përballë kolapsin dhe revolucionin, në rastin e problemet të veriut, e kemi përballë një entitet serb ose secesionin e veriut në një rast të volitshëm për ta.    

SHENJA: Në këtë drejtim është edhe marrëveshja për themelimin e Asociacioni të Komunave Serbe në Kosovë ose, siç njihet, “Zajednica”. Cili është vlerësimi juaj për këtë asociacion? 

M. KRASNIQI: Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe është produkt i përpjekjeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të pengojnë secesionin e veriut, pa e lënë Serbinë të shkëputet nga traseja e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pra, i janë dhënë koncesione maksimale, vetëm që të hiqet dorë nga shkëputja e veriut të Kosovës, që po të ndodhte, do të mund të ndiqej nga shqiptarët në Maqedoni dhe nga serbët në BeH, me çka Ballkani do të mund të kthehej në gjendjen që ishte në filim të viteve ’90-ta. Bashkësia e Komunave Serbe do të jetë një gur në qafën e shtetit të Kosovës, nga i cili zor e ka ta mbajë kokën drejt. Por, nëse shteti i Kosovës do të forcohej, barra e kësaj bashkësie do të lehtësohej, ndërsa nëse shteti i Kosovës shkon drej dështimit, Bashkësia serbe do të forcohej dhe do të rrëshqiste drejt secesionit përsëri. Pra, e tëra është e pezullt, e paqartë. Por, ajo që më duket se çon ujë në mullirin e serbëve, është konfrontimi i egër politik në Kosovë lidhur me këtë çështje:opozita po e kërcënon qeverinë me përmbysje, me çka vendi mund të rrëshqet drejt anarkisë. Anarkia do të ishte momenti më ideal i Bashkësisë serbe që të proklamojë “secesion të përkohshëm”, deri sa shteti të stabilizohet e kjo do të thotë në fakt secesion definitiv. Sulmi kaq brutal i opozitës ndaj qeverisë, kur asnjë opozitar nuk ka guxim as të shkojë për një kafe në Leposaviq, në Zveqan ose në Zubin Potok, është hipokrizi. Pjesa e veriut të Kosovës që nga vitit 1999 ka qenë jashtë çfarëdo kontrolli efektiv të institucioneve tona. Dhe nuk duhet të bëhemi naivë e të kujtojmë se do të ndryshojë ky kurs: serbët e veriut e kanë Serbinë me vete dhe nuk kanë asnjë vullnet të integrohen në shoqërinë e re të Kosovës. Kosova nuk ka kurrfarë force që t’ua ndërrojë mendjen, as me forcë e as me ndonjë ofertë atraktive. Prandaj, e tëra varet nga bashkësia ndërkombëtare, e jo nga qeveria e Kosovës. Kjo duhet të thuhet haptas. Ndërsa futja në fjalorin e shqipes e një fjale serbe, (Zajednica) sado që bëhet për qëllime propagande antiqeveritare, është pafytyrësi. Nuk ka nevojë shqipja për këtë fjalë, sepse kështu del që ne nuk marrim vesh “tradhtinë”, pa na folë serbisht. Edhe kjo mënyrë e të bërit politikë e propagandë zbulon mjerimin e kësaj elite pa ide e pa respekt ndaj vlerave sublime kombëtare.   

SHENJA: Nga plani i Kosovës po dalim pak në planin kombëtar. Cila ishte ëndrra juaj për Shqipërinë në rininë tuaj dhe si ju doli ajo kur e patë për here të parë? 

M. KRASNIQI: Lidhjet e mia emocionale dhe praktike me Shqipërinë i kam përshkruar në tekstin “Shqipëria e udhëtimeve të mia”, të cilin e kam botuar para disa vitesh. Tregimi im është pak a shumë kështu: si fëmijë e kam dëgjuar shumë Radio Tiranën dhe kam qenë i mrekulluar nga narracionet e saj. Meqë në fëmijëri e në rini kam pasur edhe natyrë shumë ëndërrimtare, falë prirjes letrare, kjo e pati vulosur dashurinë time për Shqipërinë. Në klasën e dytë të shkollës së mesme, në vitin 1972, provova të arratisesha në Shqipëri, po më zunë në kufi dhe përfundova disa ditë në burg. Por, kjo vetëm sa ma shtoi edhe më shumë atë lloj pasioni për Shqipërinë, që u manifestua përmes leximit të letërsisë shqipe në vitet që pasuan. Në vitin 1991 kam shkelur për herë në parë në Shqipëri, edhe kësaj here ilegalisht, por duke u futur nga Greqia. Por, shkova në kohën më të keqe të mundshme, kur Shqipëria ishte në krizë të thellë dhe pothuajse në zi buke. Ishte i tmerrshëm ballafaqimi i ëndrrave të mia për Shqipërinë ideale me atë Shqipëri të gjunjëzuar për tokë. Por, po në atë Shqipëri njoha njerëz të mirë e sajova një rrjet miqsh që e pasuruan jetën time. Ndër ata që i kujtoj me respekt të thellë nga ajo vizitë e parë janë Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Ilirian Zhupa, Elsa Ballauri, Besnik Mustafaj etj. Pastaj u lidha edhe më shumë me Shqipërinë, duke nxitur edhe bashkëpunim kulturor ndërmjet shkrimtarëve, ndonëse në kushte shumë të rënda.   

SHENJA: A mendoni se shteti shqiptar sot mund ta bartë barrën e ndërtimit dhe zhvillimit të kombit? 

M. KRASNIQI: Shqipëria ka vuajtur shumë edhe për shkak të barrës së madhe që ka pasur nga çështja e pazgjidhur shqiptare. Presioni i Serbisë/Jugosllavië mbi Shqipërinë ka qenë mizor. Bile, pasi janë testuar të gjitha presionet dhe format e ndërhyrjeve, diplomacia jugosllave kishte ardhur në një përfundim se deri sa të ekzistone Shqipëria, sado e dobët që të ishte, ajo do të mbetej qendër graviteti për irredentizmin shqiptar, prandaj Ivo Andriqi edhe pati përpiluar projektin për zhdukjen e Shqipërisë nga harta, duke propozuar që ta copëtonin me Italinë. Por, Shqipëria e sotme, anëtare e NATO-s dhe me një rrethim më miqësor, me një Kosovë të pavarur në fqinjësi direkte, do të mund të bëhej gjenerataor i fuqizimit të kombit shqiptar. Natyrisht, në bashkëveprim më Kosovën, po edhe në bashkërendim me bashkëkombasit tanë në vendet e tjera të Ballkanit. Në këtë aspekt, mendoj se duhen politika të diferencuara: mund të lëvizet drejt një forme të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, meqë janë shtete të pavarura, por në këtë projekt nuk duhet të përfshihen shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të Ballkanit, pasi kjo gjë do të shkaktonte kriza dhe konflikte të armatosura, për të cilat kombi shqiptar nuk ka nevojë. Shqiptarët si komb kanë nevojë për paqe, bashkëpunim fqinjësor dhe integrime shumëplanëshe evropiane dhe atlantike, të cilat e pengojnë rikthimin e influencës ruse në këto hapësira.    

SHENJA: Po shqiptarët e Maqedonisë ku i shihni në planin kombëtar?

M. KRASNIQI: Shqiptarët e Maqedonisë janë në një gjendje paradoksale: fuqia e tyre e vërtetë është shumë më e madhe se sa ajo që manifestohet me anën e përfaqësimit aktual politik. Por, i vuajnë pasojat e një elite politike të dështuar. Prandaj, shqiptarët në Maqedoni duhet të riorganziohen politikisht, të ristrukturojnë elitat e veta politike e intelektuale dhe pastaj të saktësojnë kornizën e kërkesave të tyre për rirregullimin e raporteve në shtetin e përbashkët me maqedonasit. Në këtë kontekst, shqiptarët duhet të tregohen më shumë entuziastë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin e saj në NATO, sepse kjo do të sillte kuadër të ri lirishë dhe të drejtash për ta. Po ashtu, nuk duhet lënë anash faktin që shqiptarët e Maqedonisë janë faktor vendimtar, jo vetëm i stabilitetit të Maqedonisë, po edhe i stabilitetit të Kosovës e të Shqipërisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm shumëplanësh të këtyre tre shteteve. Fatkeqësisht, qeveria e Gruevskit po e mban shtetin e Maqedonisë të bllokuar në rrugën e integrimit në BE dhe anëtarësimit në NATO, por mundësitë janë që kjo të zhbllokohet në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë proces shqiptarët kanë një rol të rëndëssiëhm për të luajtur, duke rrënuar projektet e dështuara dhe duke ofruar projekte të reja politike. 

SHENJA: Duke marrë parasysh rrethanat e sotme, ashtu siç janë të ndarë shqiptarët në disa shtete, si e shihni të ardhmen e kombit në këso konstelacionesh dhe cili është vizioni juaj për një ardhme më të mirë?

M. KRASNIQI: E para, nuk shoh rrugë tjetër përveç rrugës së bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, në një formë të negociuar, jo vetëm mes vete po edhe me fqinjtë dhe me faktorët ndërkombëtar. Kjo nënkupton edhe dhënien e garancioneve se një bashkim i tillë nuk do të cënojë interesat e asnjë shteti fqinj, po do të bëhet një shtyllë edhe më e fortë e aleancës evro-atlantike, si kundërpeshë e influencës sllave e ruse. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të krijonte ekuilibër të ri të fuqisë ndërmjet kombeve ballkanike, gjë që mund të ishte faktor paqeje e stabiliteti. Në një rast të këtillë, edhe interesat e shqiptarëve në shtetet fqinje do të ishin shumë më të mbrojtura. E dyta, në fazat e tashme të ndërmjetme, duhet të ketë një bashkëveprim më të mirë ndërmjet Shqipërisë e Kosovës dhe një bashkërendim edhe me shqiptarët në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në Serbi, për mbrojtjen më efektive të të drejtave të tyre. E treta, shqiptarët si komb duhet të japin përgjigje të fuqishme për sfidat aktuale rajonale e globale, në rend të parë për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Nëse shfaqen hezitime në këto aspekte, armiqtë tanë mund të na etiketojnë si komb me qëllime të fshehta dhe me rrezik potencial destabilizues për paqen në rajon. Pra, interesi ynë strategjik është që të flasim me zë të lartë dhe qartë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si një fatkeqësi e kohës sonë. Me një pozicionim të tillë, liritë dhe të drejtat fetare të shqiptarëve që i përkasin fesë islame me shumicë, mbrohen më lehtësisht, se sa nëse ato na i fusin në një shportë me vezët e terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm. Natyrisht, në këtë kontekst, fuqizimi i partneriettit strategjik me NATO-n, SHBA-të dhe BE-në duhet të jenë prioritet. Jashtë këtij partneriteti, pansllavizmi mund të shfaqet kërcënues e gllabërues për ne. E katërta, kombi shqiptar duhet të ndërtojë një botëvështrim shumë në të gjerë për përgjegjësitë e veta, duke dalë nga provincialzimi, nga egoizmi dhe nga letargjia, ndërsa kjo mund të arrihet nëse dekriminalizohet politika, nëse elitat politike e intelektuale bëhen më nacionale, nëse rritet bashkëveprimi në sferën e interesave nacionale.

SHENJA: Duke qenë njohës i mirë i ideologjive por edhe i zhvillimit të nacionalizm(ave)it shqiptar(ë), si e vlerësoni rrugëtimin ideologjik te shqiptarët në përgjithësi?

M. KRASNIQI: Rruga jonë e zhvillimit ka qenë e mbushur plot paradokse dhe absurditete. Vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare kemi pasur një elitë kredibile, e cila ka projektuar idetë nacionale në pajtim me interesat strategjike të kombit shqiptar. Meqë Rilndja nuk arriti ta realizonte konkretisht projektin e saj të një shteti etnik shqiptar, filloi tatëpjeta dhe tragjedia sepse në tokat shqiptare u ngritën shtete të tjera ballkanike, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Pas kësaj goditjeje të rëndë, lëvizja shqiptare u dobësua dhe u detyrua të përshtatej me rrethanat e pafavorshme përballë të cilave gjendej. Kësisoj, u farkuan projekte e slogane për bashkëpunimin me kombet e Ballkanit, edhe pse ato kombe ishin armiq të përbetuar të shqiptarëve. Me kohë u deformua njohja: armiqtë filluan të përjetohen si miq e vëllezër, ndërsa miqtë si armiq. Kulmi i kësaj patologjie ideologjike e politike ishte periudha e komunizmit, me ç’rast si armiq të përbetuar të shqiptarëve u shpallën SHBA, Britania e Madhe dhe gjithë Perëndimi, ndërsa si miq e vëllezër Jugosllavia e Bashkimi Sovjetik. Meqë kjo ideologji ka qenë shtetërore dhe ka zgjatur pothuajse gjysmë shekulli, pasojat e saj ende nuk janë eliminuar. Prandaj, kombi shqiptar ende nuk është rehabilituar plotësisht nga traumat ideologjike dhe politike, edhe pse ka një shkëputje cilësore prej të kaluarës së turbullt. Por, kthimi i plotë në shqiptarizëm ende nuk ka ndodhur.   

SHENJA: Politika është vetëm një segment i jetës tuaj polivalente. Sa mund të ndahet një politikan nga politika edhe kur shkruan poezi, dramë apo ndonjë shkrim publicistik?

M. KRASNIQI: Sikundër kam përmendur dikund më lart, unë tërë kohën kam mbetur shkrimtar, gjë që mund të shihet nga katalogu i librave të botuara ndër vite. E vërteta është se kur shkruaj letërsi, shkëputem tërësisht nga diskursi publicistik, politik e edhe ai shkencor dhe ndjek atë rrugë të cilën Llotmani e pati quajtur si “aventurën e rrugëve të papërfunduara”. Pra, fiksioni është rruga nëpër të cilën lëvizë teksti letrar. Këtë synim e kam realizuar me sukses të plotë në poezi dhe në dramë, por jo edhe në roman. As vetë nuk e di pse dy romanet e mia kanë qenë  aq shumë refuzues ndaj fiksionit. Kjo është arsyeja pse e kam braktisur shkrimin e romanit tashmë.   

SHENJA: Cilët janë njerëzit dhe librat që kanë bërë kthesë në jetën tuaj?

M. KRASNIQI: Im vëlla, Hajdini, ka qenë arsimtari im i gjuhës shqipe në shkollën fillore dhe prej tij e kam marrë pasionin për letërsinë. Ai ka pasur një bibliotekë solide në vitet gjashtëdhjetë dhe unë kam hyrë në botën e mrekullueshme të librit përmes asaj biblioteke në një fshat të humbur, i cili në atë kohë nuk ka pasur as energji elektrike. Një ndikim të rëndësishëm në jetën time ka luajtur edhe dhëndrri im i ndjerë, Namani, i cili ka qenë tregëtar me profesion, por një ndërmarrrës i jashtëzakonshëm, i cili derisa isha nxënës në shkollën e mesme po edhe student, më fliste vazhdimisht për përparësitë e Perëndimit dhe kapitalizmit ndaj Bashkimit Sovjetik dhe socializmit. Njeri me ndikim po ashtu të rëndësishëm në jetën time publike ka qenë Ibrahim Rugova, me të cilin për shumë vite kam zhvilluar biseda të këndshme për letërsinë, demokracinë dhe lirinë. Po të jetonte në ndonjë shoqëri normale, ky njeri do të bëhej libertarian. Ndërsa, ime shoqe Edibja, me siguri ka luajtur rolin më vendimtar në jetën time, si për familjen e mrekullushme që kemi ngritur bashkë, po edhe me përkushtimin dhe durimin që ka pasur ndaj punës sime në shumë fronte e me shumë probleme. Pa përkushtimin dhe mirëkuptimin e saj, jam i bindur se shumë nga punët që i kam realizuar, do të mbeteshin vetëm në vizionet e mia. Kur jemi martuar në vitin 1979, unë ende kam qenë student dhe kjo e shpjegon gjithë rrugën e vështirë që kemi bërë bashkë, pra edhe meritat e saj në sukseset e mia.   

Ndërsa, sa u përket librave, unë libra kam lexuar tërë jetën dhe me asi intensiteti, saqë deri sa isha në fillore, babai im frikësohej se do të sëmuresha nga leximi i tejzgjatur dhe ka ndodhur që ma ka ndaluar përkohësisht leximin. Nga librat që ka prodhuar mendja njerëzore mund të them se kam mësuar shumë, por mësimet e tyre ndërlidhen dhe japin një rezultat të përbashkët. Nuk mund të them që pas leximit të ndonjë libri, qoftë poezi, prozë, dramë apo edhe shkencë, e kam parë veten të ndryshuar. Librat e tillë ka ndodhur që më kanë frymëzuar, më kanë deprimuar, ose më kanë lënë indiferent, por, kurrë në karakterin dhe botëvështrimin tim nuk kanë ushtruar ndonjë ndryshim mekanik. Ndërsa, ndikimin vendimtar në botëvështrimin tim dhe në jetën time e ka bërë Kur’ani Famëlartë. Nga leximi i parë i tij e kam kuptuar se ajo strukturë e tij është ndryshe nga struktura e teksteve artistike dhe e teksteve shkencore, që janë produkt i mendjes njerëzore. Formimi im filologjik më ka mundësuar ta kuptoj më shpejt këtë ndryshim esencial të tekstit të shenjtë nga tekstet e prodhuara nga mendja njerëzore. Kur’ani për mua është dhe mbetet një mrekulli e pashpjegueshme. Sa herë e lexoj, e ndjej si pulsin, si frymëmarrjen, si vetë jetën që e jetoj. Dhe pothuajse gjithmonë më duket se po e lexoj për herë të parë, sepse kuptoj mesazhe të reja. Edhe Bibla më ka lënë mjaft përshtypje kur e kam lexuar botimin e plotë të saj, të përkthyer nga don Simon Filipaj. Pra, pikëpamja ime është se vetëm librat e shenjtë, natyrisht të studiuara edhe me medotat e njohjes shkencore, e kanë atë fuqi që të na transformojnë në njerëz më të mirë.   

SHENJA: Cili është lajtmotivi i ekzistencës tuaj?

M. KRASNIQI: Sivjet në tetor, do t’i mbush gjashtëdhjetë vjet, nëse e arrij 25 tetorin. Por, unë as nuk kam vendosur që të vija në jetë, as nuk e kam vendosur jetëgjatësinë e deritashme. Këto vlera dhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe jetën tonë, janë të programuara nga Krijuesi, nga Zoti i Botëve. Prandaj, kuptimi i plotë i jetës dhe ekzistencës sonë është i mundshëm vetëm nëse arrijmë ta besojmë Zotin Një dhe të Vetëm dhe nëse ndjekim udhëzimet që ka shpallur për njeriun në Shpalljet Hyjnore. Shndërrimi i punës dhe i jetës sime në adhurim ndaj Zotit, është obligimi dhe misioni im në këtë jetë. 

 
TË FUNDIT
image
“Ivanov nuk ka strategji për sigurinë e vendit”
Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka strategji preventive për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Prandaj, gjatë dy mandateve të tij, ai ka thirrur mbledhje...
image
Ndahen çmimet e edicionit të 18 të Panairit të Librit në Tiranë
Parid Teferiçi është vlerësuar si autori më i mirë i vitit 2015 në edicionin e 18 të Panairit të Librit, për vëllimin me poezi “Largësi...
image
Partia e Trajanovit braktis VMRO-në
Lidhja Demokratike del nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në. Kreu i sajë Pavle Trajanov tha se partia e tij ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet vetë...
image
BDI e PDSH nuk komentojnë për koalicione të mundshme
Katër partitë më të mëdha parlamentare, VMRO DPMNE, LSDM, BDI e PDSH ende nuk kanë filluar të mendojnë për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme....
image
Pesë policë turk plagosen në përleshjet me DAESH në Gaziantep
Pesë policë turq janë plagosur pasi mbrëmë vonë ndaj tyre një sulmues nga Shteti Islamik ka hapur zjarr, pas çka e ka aktivuar mjetin shpërthyes,...
image
Meri Nikollova: Nesër fillon greva në burgjet
Nga dita e hënë të burgosurit nga të gjitha burgjet e vendit pritet të fillojnë grevën e përgjithshme të urisë, pasi nuk u pranua iniciativa...
image
Janë identifikuar 103 trupa të viktimave në Paris
Kryeministri francez Manuel Vals sot deklaroi se janë identifikuar trupat e 103 viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe se edhe 20 deri 30 të...
image
Demolohet përsëri xhamia e Kriva Pallankës
Përsëri demolohet xhamia e Kriva Pallankës. Huliganë të panjohur kanë thyer dritaret dhe inventarin e brendshëm. Në një reagim me shkrim kryetari i Partisë për...
image
Liverpooli kërkon dy lojtarë të Kombëtares (Foto)
Liverpooli është duke u interesuar për dyshen e kombëtares bekim Balaj dhe Odise Roshi Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke menduar që të transferoj dyshen...
image
VMRO: LSDM në zgjedhje do ta paguaj nënçmimin e qytetarëve
VMRO-DPMNE i është përgjigjur komunikatës së LSDM-së, në të cilën partia opozitare akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se po i shpenzon dy muajt e fundit për...
image
Erdogan - Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë...
image
Edhe Maqedonia me tela me gjemba
Këshilli për Sigurim mbrëmë mbajti seancë të cilën e kishte thirrur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për shkak të situatës së sigurisë pas...
image
LSDM: Mandati i Gruevskit po përfundon me premtime boshe
“Nikolla Gruevski po shpenzon dy muajt e fundit të mandatit të tij si kryeministër për qëllime zgjedhore. Çdo ditë e dëgjojmë Nikolla Gruevskin se si...
image
Qytetërimi pa Njeri
Latif MUSTAFA Përmasa e një qytetërimi është krijimi i sigurisë fizike dhe ontologjike të qytetarit të saj. Shpesh ndodhë që në kohë oscilimeve edhe më të...
image
Sulejman Rexhepi dënon ashpër aktet terroriste në Francë
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, dënoi ashpër aktet terroriste në Paris, si dhe shprehu ngushëllime drejtuar presidentit dhe popullit të Francës,...
image
Identifikohet sulmuesi i parë në Paris
Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur. Bëhet fjalë për shtetasin...
image
Shkup, nesër një pjesë e qytetit në errësirë
Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Qyteti i Shkupit, ndërprerja elektrike do të bëhet për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem. Konsumatorët e rrymës...
image
Në prag të protestave, "plastifikohet" Qeveria (Foto)
Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e...
image
Ja si u përleshën sulmuesit dhe policia në Francë
Një video është publikuar në të cilën shihet se si policia franceze përleshet me sulmuesit jashtë sallës së koncerteve në Bataclan këtë të premte. Në...
image
Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore
Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e...
image
Vdes një person nga tensioni i lartë i Rrymës
Një person ka mbetur nga shenja jete në Pejë, pasi gjatë punës në një pullaz të një shtëpie ka prekur telin e rrymës të tensionit...
image
Halimi: Reforma në drejtësi, jo për ta asgjësuar atë
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi shpjegoi shkurtimisht arsyet se përse opozita kundërshton disa pikë të draftit të propozuar për reformë në drejtësi. Përmes një deklarate...
image
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe erë të lehtë të kohëpaskohshme. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 11 deri më...
image
Dramë në Probishtip: Përleshen fqinjët mes vete, tre të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gajranci të Probishtipit, R.K (59) ka vërejtur se është dëmtuar rrethoja e oborrit të tij. Ai ka supozuar se...
image
(VIDEO) Lëvizja BESA: Likova, muri i kalasë së shqiptarëve
Lëvizja BESA sonte në Komunën e Likovës formoi Këshillin Nismëtar Komunal. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të...
image
(VIDEO) Raufi: Janeva sa më shpejtë ta shqyrtojë "Monstrën"
Avokatët e rastit “Monstra” presin që Prokurorja Speciale, Katica Janeva, do t’i përgjigjet kërkesës së tyre dhe rastit “Monstra” t’i jepet prioritet që të shqyrtohet...
image
Arrihet marrëveshja për Sirinë!?
Një qeveri tranzicioni brenda gjashtë muajsh për të kaluar në aprovimin e një Kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18...
image
Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor
Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen "Vetëvendosje" dhe "Nismën për Kosovën", janë...
image
“Pogba në Barcelonë vetëm çështje kohe”
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një nga futbollistët më të kërkuar në merkatot e fundit. Një interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur...
image
A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?
Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë. Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në...
image
“Shqiptarët kërkojnë azil për të përfituar para”
Ata nuk kanë asnjë shans për leje qëndrimi, refuzohen shpesh herë nga Gjermania, por qindra prej tyre vazhdojnë të mbajnë shpresën për të përfituar azil...
image
“A i dini emrat e dhjetë shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës?”
Shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, janë fshehur nga publiku, rrinë si në faj dhe vazhdojnë njëfarë autokomunikimi absurd, lexojnë vetëm atë që e shkruajnë vetë. Duket sikur u është bjerrë guximi, u janë bjerrë idealet. ...
image
Pas sulmeve në Paris, Polonia ua mbyll derën refugjatëve!
Konrad Szymanski, i cili u emërua si ministrër i Marrëdhënieve me Europën pas zgjedhjeve të mbajtura në Poloni dhe i cili pritet që të fillojë...
image
Në Shkup u zhvillua marshi "Refugjatë pa kufij"
Në Shkup u zhvillua marshi i tolerancës me moton "Refugjatë pa kufij". Në këtë marsh morën pjesë ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer, përfaqësues...
image
Matiç kërcënon lojtarët dhe trajnerin
Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matiç ka kërcënuar bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Serbisë se do të largohet nga kombëtarja nëse sjellja e tyre nuk...

Komente (0 dërguar)

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Shkruani kodin e fotos:

Captcha
Tjera nga INTERVISTA
Previous
image
Milazim Krasniqi: Dalja nga politika si dalje nga uji i ndotur
“Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut”, thotë Krasniqi. ...
image
Presidenti Nishani: Nuk ka platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi...
image
Bardhi: Çfarë mëkati ka vendi ynë mbi të cilin vetëm kryqe e xhami ndërtojmë pa Zot dhe pa dashuri?
Teologu më eminent islam në Maqedoni, Ismail Bardhi, në intervistën për PRESS 24 thotë se radikalizmi nuk është produkt i fesë, por i kohës dhe...
image
Sulejmani: Çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?!
“Para një pajtimi shqiptaro-serb që do të reflektojë edhe në Maqedoni, shqiptarët duhet të dinë se çfarë Maqedonie dhe maqedonas duan. Pasi shtetet përreth i kanë definuar këto pozicione, pse shqiptarët të mos e kenë qëndrimin e tyre? Nëse pozicioni i Greqisë mund të definohet si: Maqedoni PO, por maqedonas JO, ai i Bullgarisë si një popull me dy shtete, gjegjësisht dy shtet një gjuhë, serbët dy shtete me një kishë, pyetja që shtrohet është: çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?”, thotë Sulejmani....
image
Intervistë me Stojan Andov për SHENJA: Maqedonia po zhytet në krizë
"Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodh në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër, kjo varet se në cilin drejtim do të shkoj. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri, dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian", thotë Andov....
image
Intissar Kherigi për SHENJA: Ekstremizmi ushqen ekstremizmin
Intissar Kherigi është aktiviste e të drejtave të njeriut. Me prejardhje është tuniziane. Jeton në Angli që nga mosha 8-vjeçare. Ajo shpërngulet atje në fund të viteve 80-ta së bashku me familjen e saj, shkaku i represionit të ushtruar nga diktatori Ben Ali ndaj babait të saj Rashid el-Ganushi. Punon dhe vepron në Londër, ndërsa kohëve të fundit edhe në Paris. Parapëlqen të identifikohet si “apolitike”, edhe pse jeta e familjes së saj është e përndjekur nga fati politik. Ajo është aktive në mbrojtjen e qytetarëve evropianë, të cilët janë pre e islamofobisë dhe udhëheq organizatën e studentëve myslimanë FEMYSO. Ka studiuar drejtësinë “King College”, “Cambridge” dhe pastaj ka specializuar në të drejtat e njeriut në universitetin “London School of Economics”. Kherigi ka punuar në Parlamentin Britanik, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe Parlamentin Evropian në Bruksel. Po ashtu është aktive edhe në botën intelektuale – shpesh shkruan opinione për mediat prestigjioze, si “Guardian”, “Al-Jazeera” dhe të tjera. Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, revista SHENJA ofron intervistë ekskluzive me të, përmes së cilës Intissar Kherigi bën deekonstruktimin e sulmit dhe interpretimin nga një këndvështrim tjetër të sulmit përkitazi me interpretimet konvencionale, problemet Perëndim-Islam dhe tendencat për ta futur në rrezik diversitetin në Evropë. ...
image
Elvis Hoxha: Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi
“Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit, një Europë teknokratësh që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkim i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta”, thotë Elvis Hoxha....
image
Jacobson: Koalicionin nuk ua sollëm ne
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes...
image
Drashkoviq: Pavarësia e Kosovës është realitet
"Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqit, nuk ia vlenë të flitet fare", pohon në...
image
Softiq për SHENJA: ISIS-i, problemi më serioz në Lindjen e Mesme
“Fakti që ISIS-i nuk i kundërvihet okupimit izraelit të Palestinës, është vetëm një argument se ISIS-i nuk është i pavarur dhe, në masë të madhe, varet nga financat dhe armatimi, të cilin ia mundësojnë shtetet arabe të Gjirit dhe SHBA-të, kështu që është qartë se ky formacion ekstrem është me një pjesë të madhe një kukull për pastrimin e llogarive me armiqtë e ndryshëm”, thotë Softiq. ...
image
Do të pajtohemi atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën
"Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën ajo nganjëherë dëshiron ta ndajë, por e vërteta e Serbisë të cilën ajo gjithmonë dëshiron ta ndrydhë. Konflikti nuk është rezultat i asaj që nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet dhe dialogu, sikur që mendojnë disa në Bruksel, por pasojë e interesave të kundërta", thotë Kurti....
image
Zekolli për SHENJA-n: Padrejtësinë mund ta shndërrojmë në përparësi
"Në fakt, prezenca e SHBA-së deri më tani ka qenë në një masë “anormale” dhe tani kthehet në binaret e normales, konform gjendjes në rajon, prioriteteve amerikane dhe rivënies në binarë të raporteve mes vendeve të rajonit. Të gjitha vendet në rajon janë në, një formë ose tjetër, pjesë e sistemeve perëndimore të sigurisë dhe bashkëpunimit, me përjashtim të Serbisë, tani për tani...", thotë Zekolli....
image
Qosja për ISIS-in, radikalizmin katolik, Dom Lush Gjergjin...
Nuk kam pritur që në Kosovën e quajtur demokratike do të burgoset ndonjë shqiptar a qytetar tjetër për thirrje gojore për rezistencë. Arkitekti a piktori...
image
Bardhi: Po krijohet “mit” i llojit të ISIL-it
“Kjo në fillim ma përkujtoi ish-Jugosllavinë. Besoj se ju kujtohen akuzat e llojit serb: tërë Kosovën, gjegjësisht politikanët e mëdhenj dhe të vegjël i akuzuan me radikalizëm, fundamentalizëm e xhihadizëm dhe të ngjashme. A ishte e vërtetë? Jo! Por, kjo nuk është rastësi, dhe me këtë mendoj se edhe prapa këtyre burgosjeve të tashme qëndron një urdhër nga dikush jashtë interesit të Kosovës dhe popullit të saj. A thua vallë ishte rastësi burgosja me pretekstin “marksistë-leninistë” në ish-Jugosllavi? Gjithsesi jo, por më e keqja është se nga ato burgosje u krijua miti i “flijimit”, ajo u trupëzua në formën e “heroit”. Me çka? Me diçka qesharake për të cilën vetë ata sot turpërohen. Ja, kjo do të thotë burgosje e planifikuar ose manipulim. Edhe këtu në rastin e burgosjeve të fundit kemi një manipulim të madh, ku po krijohet një “flijim”. A mos vallë rishtas do të krijohen heronj?”, thotë Bardhi....
image
Kurti: Thaçi, e keqja më e madhe...
Intervistoi: Mira Kazhani Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni në qeverisje me njerëz dhe parti që deri dje jo vetëm i keni kritikuar, por keni...
Next

Votoni këtë tekst
0