Presidenti Nishani: Nuk ka platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi Trans Adriatik, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, proceset integruese në Ballkanin Perëndimor,  fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve Perëndimor, etj.

Kreu i shtetit shqiptar në këtë intervistë vlerëson se Pavarësia e Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe se de fakto Serbia e ka njohur Kosovën. Ai procesin e integrimit evropian e shikon si mekanizmin më të mirë të një lloj pajtimi, afrimi dhe  bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht fazave që ndodhen këto vende. Nishani vlerëson se detyra dhe përgjegjësia e gjeneratës së sotme të politikbërjes dhe të vendimmarrjes është se si do të jetë Shqipëria në të ardhmen. Ndërkohë ai ndalet edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke i konsideruar shumë të konsoliduar dhe të shkëlqyera. Presidenti i Shqipërisë gjithashtu jep vlerësimin e tij edhe për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësin TAP, etj.

-Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës duhet realizuar-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nënvizuar rëndësinë e madhe që ka sipas tij procesi i Berlinit dhe vlerëson se lidershipi i Gjermanisë është fondamental dhe i pa zëvendësueshëm në këtë proces. Ai e konsideron këtë proces jo vetëm politik, por edhe si një proces që lidhet me sigurinë, dhe me zhvillimin ekonomik, pa cilat nuk mund të ketë asnjëherë një politikë stabile, dhe një politikë që ti shërbejë paqes, për me tepër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu vlerëson se Ballkanit Perëndimor në të shkuarën i ka munguar jo vetëm besimi tek njëri-tjetri, por është një rajon që ka përfshi në luftëra të tmerrshme vendet dhe popujt e këtij rajoni.

“Ndaj çështja e sigurisë, e paqes dhe kultivimit të fqinjësisë së mirë përmes dialogut janë të rëndësishme. Kështu që procesi  i Berlinit, duke ofruar në radhë të parë kontekstin e qenies në kontakt dhe trajtimit të projekteve të përbashkëta zhvillimore, që ndikojnë në radhë parë tek ekonomia, por edhe tek siguria e rajonit, shpresoj të ketë një perspektivë pozitive. Rasti i projektit konkret, padyshim që është një projekt shumë i mirë, pozitiv dhe i rëndësishëm. Së pari Serbia ka një avantazh të madh sepse i krijohet një korridor i rëndësishëm i daljes në det, nga ana tjetër krijohet një mundësi komunikimi, sepse komunikimi i njerëzve e rrit besimin dhe fillon ta zëvendësojë të shkuarën e hidhur me një të ardhme optimiste dhe të orientuar tek bashkëpunimi”- u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani vlerëson se në këtë projekt Shqipëria ka kryer një detyrë të rëndësishme të saj, pothuajse projekti nga pjesë e Shqipërisë është kryer nga investimi i qeverisë shqiptare përmes autostradës Durrës-Morinë , por edhe në pjesën e Kosovës ka nj ecuri të mirë të kësaj autostrade nga Vërmica drejt Prishtinës.

Ai konsideron se autostrada  Nish-Prishtinë-Durrës duhet realizuar, pasi është një projekt që sipas Presidentit Nishani ndihmon edhe Kosovën, edhe Serbinë edhe Shqipërinë. “Nga ana tjetër unë besoj që krahas autostradës do ishte po aq e rëndësishme të kishim një projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Durrësi drejt Prishtinës, edhe drejt Beogradit, sepse kjo hekurudhë do të kishte impakt shumë të madh, jo vetëm në këto tre vende, por do të kishte një impakt në Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, edhe në Maqedoni për ta nxjerrë atë drejt Bullgarisë, pastaj lidhur me Turqinë. Çka do të thotë një rrjet i zhvillimit hekurudhor që do të ishte në afat mesëm dhe afat gjatë në kontekstin e bashkëpunimit ekonomik, lëvizjes së mallrave, shume herë më efikas se projektet  e veçanta që mund të bëhen brenda vendeve caktuara. Gjithashtu do të dëshiroja të shikoja në nj të ardhme të afërt  një mbështetje financiare dhe nisje të punës  për korridorin Blu, i cili është korridori Adriatiko-Jonian, që përmbledh një sëre vendesh, në mos themi shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.  

-Autostrada adriatiko-joninane dhe gazsjellësi TAP-

Projekt i rëndësishëm në kontekstin rajonal, që do ti shërbente jo vetë ekonomisë, por edhe turizmit, në vlerësimin e Presidentit Nishani është edhe autostrada adriatiko-joninane . Ai shprehet se gjitha vendet e rajonit  të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Kroacinë, BeH, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, kanë potenciale reale të zhvillimit të turizmit dhe turizmi duhet të jetë një prioritet për shkak se këto vende nuk kanë një ekonomi të orientuar tek industria.

“Janë kryesisht shoqëri të vogla, por ofrojnë pjesën e shërbimeve cilësore, natyra është e mrekullueshme, klima e të gjithë këtij rajoni është e mrekullueshme dhe mund të bëhet një turizëm në të gjitha stinët. Ndaj pjesa e korridorit Blu siç quhet adriatiko-jonaian do të bënte një lidhje perfekte midis Evropës, Evropës Perëndimore, Qendrore, dhe lidhej pastaj drejtpërsëdrejti me Kroacinë  dhe fillonte pastaj poshtë në BeH, në Malin e Zi, Shqipëri, përfitonte po ashtu në mënyrë indirekte Serbia, Kosova dhe Maqedonia, dhe kishte një lidhje drejtpërdrejtë me Greqinë. Duke patur parasysh dhe hapësirën e bregdetit që është përballë Italisë, që vjen nga Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia, besoj që krijohet një rrjet i organizimit dhe shfrytëzimit nga pikëpamja turistike, jo vetëm rajonal, por përtej rajonal. Unë besoj se resurset dhe rajoni i Ballkanit, vendet e rajonit të Ballkanit janë ende të pazbuluara nga konteksti i atraksionit turistik, për turistët evropianë, por jo vetëm evropianë”- shprehet në intervistën e tij për AA Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Për sa i takon çështjes së gazsjellësit TAP (Gazsjellësi Trans Adriatik) ai beson se është nga shanset më të mëdha dhe beson se do të konsiderohet projekti i shekullit jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin dhe sipas tij është një emergjencë, çështja e diversifikimit të resurseve të furnizimit me gaz, për gjithë Evropën. Ai pohon se sa më shumë mundësi dhe resurse që të ketë, aq më tepër rritet dhe shtohet siguria dhe shtohen kapacitet për zhvillimin e ekonomisë.

Diku iu referuar këtij gazsjellësi Nishani shprehet se: “Projekti TAP është një alternativë shumë e mirë për diversifikimin e  resurseve të furnizimit me gaz të Evropës, por edhe të rajonit. Për fatin e keq Shqipëria nuk ka një rrjet të furnizimit me gaz për qëllime të brendshme, por besoj, duke qenë projekti TAP, ka një bazë të mirë në Shqipëri. Ai jo vetëm do ti shërbente edhe gazifikimit të Shqipërisë, por është një mundës reale dhe potencial i madh për dërgimin e degëve të këtij gazsjellësi edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, me Serbinë, dhe deri në Kroaci, pse jo edhe Slloveni dhe vetë pastaj pjesa e Evropës Qendrore do të kishte krahas interesit duke u lidhur me krahun e Italisë, mund të lidhej edhe në krahun e pjesës të Ballkanit.  Së dyti ky është një proces dhe projekt i cili ndikon tek çështja e sigurisë energjetike. Ne duhet të jemi transparent dhe të hapur. Çështja e sigurisë së energjetikës është kthyer një nga sfidat e mëdha të sigurisë evropiane sot, ndaj përmes alternimit, diversifikimit, të këtyre burimeve, unë besoj se shtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe siguria energjetike që do të thotë siguria në tërësi e Europës”.

Gjithashtu ai vlerëson se edhe Ballkani vetë ka nevojë për resurse të tilla, duke qenë se Ballkani  do të jetë një platformë përçues e kësaj alternative, ku shton se “besoj se edhe vëmendja e Evropës tashmë drejt Ballkanit, jo vetëm Shqipërisë, do të shtohet  dhe rritet edhe në kontekstin e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik në tërësi”.

 

-“Proceset e integrimit euro-atlantik afrojnë shumë Evropën me Ballkanin Perëndimor”.

Nishani procesin e integrimit evropian e shikon si mekanizmin më të mirë të një lloj pajtimi, afrimi dhe  bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht fazave që ndodhen vendet në fjalë, të cilat ai i quan se janë të ndryshme, si dhe pavarësisht faktit që ka një diferencë në standarde midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Këtu ai flet për standardet që lidhen me zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, që kanë të bëjmë me funksionimin e institucioneve të shtetit, me nivelin e zhvillimit të ekonomisë, me organizimin dhe qenien aktive ndaj problemeve të mëdha ndaj shoqërive dhe gjitha vendeve dhe kombeve të Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e Bashkimit Evropian, qytetarët e BE.

“Por gjitha këto janë të tejkalueshme dhe procesi për ti tejkaluar dhe për ta përgatitur plotësisht të gjitha vende e Ballkanit Perendimor për të qenë të gatshëm si anëtare të BE kalon parmes këtij procesi, që është procesi i integrimit dhe procesi është më i rëndësishmi se çdo gjë tjetër për të gjitha këto vende, sepse përveç procesit do të  bëhet e mundur të arrihen standardet që kërkohen në gjitha ato fusha dhe aspekte që unë i përmendja me lart. Procesi nuk është vetën teknik, por është dhe politik, ndaj përmes këtij procesi politik dhe teknik vendet e Ballkanit Perëndimor jam i sigurtë që do të jenë edhe më afër me njëri-tjetrin, do të shkëputën nga problemet që kanë patur në të shkuarën që kanë sjellë edhe luftëra, edhe spastrime etnike dhe krime lufte në Ballkan, por nga ana tjetër do të shikojnë dhe shkojnë drejt një mentaliteti evropian që sot reflektohet mes vendeve të Bashkimit Europian”-shprehet për AA kreu i shtetit shqiptar.  

Ndërsa NATO-n ai e vlerëson si një organizata politike dhe ushtarake më e suksesshme sot veçanërisht në ruajtjen e ekuilibrave të sigurisë, por dhe në rivendosjen e këtyre ekuilibrave aty ku ato për shkaqe qoftë të terrorizmit, qoftë agresivitetit dhe luftërave të dhunshme, që sipas tij ka vendosur përsëri këto ekuilibra dhe është një garant i ekuilibrave në rang botëror. Ndaj kapacitetet e një organizate të tillë që ruan ekuilibrat në rang global dhe kur kjo ka vëmendje dhe prezencë në Ballkan siç është përmes anëtarësimit tashmë të Kroacisë dhe Shqipërisë, është sipas Nishanit  një vlerë shumë e madhe për gjitha vendet e Ballkanit. Nishani vlerëson se Shqipëria ka një qëndrim konstant zyrtar të saj në mbështetje të anëtarësimit në NATO edhe të Malit të Zi, edhe Maqedonisë dhe shprehet se të dyja këto vende e meritojnë të jenë pjesë e kësaj organizate. Por thekson se edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nëse në strategjitë e tyre afat-mesme do të shkojnë drejt kësaj trajektoreje, pra duke e konsideruar çështjen e sigurisë të tyre, edhe të rajonit dhe të shërbimit të rajonit në interes të sigurisë edhe të Evropës që do të jetë një vlerë po aq e madhe për këto vende në procesin e integrimit evropian, do të ishte i mirëpritur dhe do të ishte një hap pozitiv.

“Në vetvete proceset e integrimit euro-atlantik janë procese të cilat ndikojnë në konsolidimin e demokracisë, ndikojnë në rritjen e transparencës, ndikojnë në thithjen e investimeve të huaja me impakt vendor, por edhe rajonal dhe janë procese që njëkohësisht afrojnë shumë Evropën me Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një pjesë natyrale e Evropës si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kulturor dhe mentaliteteve të shoqërive që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht problemeve që i ka sjellë historia vetë këtyre vendeve, por është një pjesë e natyrshme në të gjitha këto kontekstet dhe analizat që mund të bëhen. Ballkani është pjesë normale e Evropës, ndaj unë besoj që përmes këtyre proceseve dhe përmes këtyre mekanizmave që përmendëm, qoftë politik, qoftë sigurisë, zhvillimit ekonomik, janë procese që do ta ndihmojnë shumë Ballkanin në radhë të parë, por edhe afrimin e Ballkanit dhe do të ishte një proces që do ta kompaktësonte më shume Europën, qoftë në aspektin politik, por do ti krijonte një çlirim energjish dhe komunikimi më të madh në aspektin ekonomik”.

-“Pavarësia e Kosovës i shërben në tërësi stabilitetit dhe sigurisë rajonale”-

Presidenti i Shqipërisë deklaron se procesi i dizintegrimit pa konsensus të ish-Jugosllavisë prodhoi edh luftëra. “Kosova është pjesë e këtij procesi dhe Kosova nuk mund të mbetej jashtë procesit të shkëputjes nga ish-Jugosllavia. Sot ka një parim të madh demokratik i vendosjes nga shumica, parimi kryesor i demokracisë është që shumica vendos, pa dyshim që pakicat gëzojnë të njëjtat të drejta si shumica dhe duhet të jenë të barabarta në të gjitha aspektet politike, ekonomike, sociale, zhvillimore, por vendimet merren nga shumica, ky është parimi bazë i përbotshëm demokratik”.

Shpalljen e pavarësisë së Kosovës Nishanin e shikon si një realitet të pa kthyeshëm. “Kosova nuk u shpall e pavarur se ndikoi Shqipëria apo kishte dëshirë Shqipëria, por  u shpall e pavarur si rezultat i këtij procesi që unë përmenda, i vendimit të shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe pa dyshim edhe të një mbështetje politike ndërkombëtare të aktorëve kryesore të ruajtjes së ekuilibrave dhe paqes botërore. Ka një vendim edhe në aspektin juridik të Gjykatës Evropiane e cila e trajtoi këtë çështje dhe i dha edhe kolonën e jurisprudencës ndërkombëtare pavarësisë së Kosovës, pra është një fakt i kryer, është një realitet që nuk ka kthim pas. Pavarësia e Kosovës nuk ishte një akt që drejtohej  kundër Serbisë dhe popullit serb, absolutisht jo në gjykimin tim, pavarësia e Kosovës është një akt i cili i shërben në tërësi stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Po të shikojmë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë ndodhur ngjarje dhe zhvillime të cilat nuk e kanë përkeqësuar situatën e sigurisë, përkundrazi e kanë përmirësuar situatën e sigurisë dhe paqes, sepse i ka sjellë njerëzit dhe popujt që kanë qenë në luftëra të ashpra me njëri-tjetrin në tryezën e bisedimeve, i ka sjellë në tryezën e negocimit dhe të shikimit nga e ardhmja”.

Sipas tij, de fakto Serbia e ka njohur Kosovën për sa kohë që janë ulur si dy vende të barabarta, qeveritë dhe kryeministrat e dy vendeve janë ulur si dy vende të barabarta, dhe kanë negociuar me njëri-tjetrin, natyrisht me praninë faktorit ndërkombëtar, sepse të dyja vendet janë në procese integrimi, janë në procese zhvillimi.  

Jo vetëm Kosova dhe Serbia, por edhe Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, edhe Kroacia  deri dje dhe ende vazhdon edhe sot, edhe Sllovenia, pra  janë vende, që sipas Nishanit nuk mund të arrijnë objektivat e tyre nacionalë pa një bashkërendim me faktorin ndërkombëtar, Bashkimin Evropian, por natyrisht edhe faktorin mbështetës SHBA-në, në kuptimin e ruajtjes së ekuilibrave të sigurisë të paqes rajonale dhe që e konsideron se mbetet i rëndësishëm.

“Pra në kuptimin de fakto unë besoj që Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ka një vështirësi në dukje në aspekti de juro që Serbia të shprehet de juro që e njeh Kosovën. Dhe unë besoj që këtu ka një ndikim për fatin e keq një mentalitet nacionalist dhe ekstremist që përfaqësohet më çdo vend nga minorancat. Unë jam i bindur që edhe në Serbi, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në grupimet nacionaliste dhe ekstremiste janë gjithmonë minoranca dhe për fatin e keq ata bëjnë zhurmën  më të madhe, por nuk kanë fuqinë shoqërore më të madhe, nuk kanë fuqinë politike më të madhe, nuk kanë impaktin në zhvillimin e vendit  më të madh, absolutisht. Ekstremizmi dhe nacionalizimi mbetet dhe do të jetë gjithmonë një minorancë brenda çdo vendi , kështuqë edhe në shoqërinë serbe dhe në shtetin serb unë besoj që nacionalizmi dhe grupet ekstremiste janë në minorancë që nuk mund të ndikojnë dhe nuk mund të pengojnë zhvillimin qoftë të vendit të tyre në radhë të parë, por edhe në tërësi të vendeve të tjera dhe të bashkëpunimit rajonal”.

Nishani ndër të tjera vlerëson se Shqipëria nuk ka dashur dhe nuk mundet asnjëherë të ndërhyjë dhe nuk duhet të ndërhyjë sipas tij  për sa i takon dinamikës së zhvillimit të marrëdhënieve, të bashkëpunimit dhe komunikimit midis Serbisë dh Kosovës. “Kosova tani është një shtet i pavarur, nuk është pjesë e Shqipërisë, ka shtetin e saj, shumica është shqiptare, por ka dhe minoritetet e tjera, siç është minoriteti serb, boshnjak, malazez, romë, etj., të cilët janë pjesë dhe qytetarë të këtij shteti, janë pjesë e vendimmarrjes dhe zhvillimit të këtij shteti, pra janë prodhues të autoriteteve shtetërore, të qeverisë së tyre, të institucioneve të tyre, dhe janë këto institucione dhe autoritete që përfaqësojnë interesat e Kosovës, përfaqësojnë vendimmarrjen e Kosovës, vizionin e saj dhe natyrisht marrin përsipër përgjegjësitë për çuarjen përpara të Kosovës. Por Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë dhe ta inkurajojë këtë bashkëpunim, mirëkuptim edhe këtë negocim.

Presidenti Nishani ka pohuar se mes Kosovës dhe Serbisë ka një sërë marrëveshjes të arritura të cilat duhen zbatuar. Sipas tij nëse krijohet një kulturë e arritjes së marrëveshjeve, por mos implementimin e tyre, atëherë kjo në radhë të parë do të sjellë menjëherë tronditjen e besimit në seriozitetin e negociatave dhe besimit të autoriteteve që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë sovranitetin e qytetarëve të tyre. Nga ana tjetër Nishani vlerëson se zbatimi i marrëveshjeve do të thotë një çlirim energjish për zhvillim ekonomik, qoftë për Serbinë, qoftë edhe Kosovën.  “Ne nuk mund të mendojmë që do të kemi më luftëra për të kthyer realitete të cilat janë tejkaluar, janë tejkaluar edh me koston e luftërave dhe kostoja ka qenë e të gjithëve. Nuk besoj që lufta nxjerr fitimtarë  në të gjitha aspektet dikë. Nga lufta vuajnë të gjithë dhe më shumë se çdo rajon tjetër i Evropës, Ballkani e ka vajtuar përfshirjen në luftëra, në masakra. Gjeneratat e sotme politikbërëse dhe vendimmarrëse, ku ja parashtrova dhe Vuçiç ne Tirane, duhet të tejkalojnë të gjithë problematikat e trashëguara, pa i harruar ato, sepse unë mendoj që nuk duhen harruar në mënyrë për të ndihmuar reflektimin tonë tek e ardhmja, jo në kuptimin e revanshit apo konservimit të urrejtjes. Konservimi i urrejtjes nuk ndihmon askënd, por ajo që është më kryesorja gjeneratat e sotme kanë dorë që të mendojnë më shumë për brezat  ardhshëm”.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehet se  detyra dhe përgjegjësia e gjeneratës së sotme të politikbërjes dhe të vendimmarrjes është se si do të jetë Shqipëria në një të ardhme. “Unë në kontekstin e logjikës dhe adresimit nuk e shoh fare të vështirë. Ka vështirësi dhe sfida në mënyrën e implementimit sepse ka pengesa nga më të ndryshmet, shpesh herë që na marrin peng, por aftësia, zotësia dhe lidershipi i individëve dhe grupeve të individëve, pikërisht këtu vihet në peshore, sesa ata janë të prirur për të dominuar interesin në radhë të parë të qytetarëve të tyre, të vendit të tyre, që lidhet me të ardhmen me reminishencat që na ka lënë e kaluara”.

Ndërsa për Bosnjen dhe Hercegovinën ai shprehet se ka një situatë pak më ndryshe edhe për shkak të organizimit konstitucional që ka. “Të njëjtën do të thoja edhe për atë pjesë e cila është kundër njohjes së Kosovës në BeH. Ne jemi vende fqinje, ne jemi vende në këtë rajon, nuk e ndryshojmë dot vendndodhjen tonë, nuk e ndryshojmë dot vendin ku lindin dhe rriten fëmijët tanë, nuk e ndryshojmë dot vendin e gjeneratave të ardhshme. Ne jemi këtu në këtë rajon dhe do të jemi në këtë rajon, kështuqë nëse kemi humbur në të shkuarën kjo nuk është justifikim që të vazhdojmë të mendojmë me të njëjtin mentalitet edhe për të ardhmen”.

- Për shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdon të mbetet shqetësim situata ekonomike dhe sociale e tyre-

Për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë Nishani shprehet se është një vendimmarrje e klasës politike të Kosovës, është një vendim i Parlamentit të Kosovës, një vendim politik dhe institucional, i koordinuar me BE, sepse është partneri strategjik në tërësi i rajonit, në aspektin e zhvillimit të ekonomisë dhe të demokracisë. Ai shprehet se ky mekanizëm do të shtojë dhe rrisë dozën e besimit midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve dhe institucioneve të shtetit  në tërësi në Kosovë dhe se është shumë e rëndësishme që të funksionojnë brenda kuadrit kushtetues të Kosovës.

Për sa i takon shqiptarëve në luginën e Preshevës ai shprehet se për të vazhdon të mbetet shqetësim situata ekonomike dhe sociale e tyre. Sipas tij Shqipëria nuk ndërhyn në vendimet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shkak se edhe në Luginën e Preshevës shqiptarët kanë autoritete e tyre përfaqësuese, kanë zgjedhur autoritete e tyre politike, përfaqësimit lokal, të administrimit lokal, dhe vendimmarrjet politike i marrin brenda institucioneve që ata kanë dhe se janë të përfaqësuar edhe në Parlamentin e Serbisë.

Presidenti Nishani thekson më tej se: “Por unë i mbetem kërkesës që Shqipëria është dhe do të jetë shumë e interesuar për të shikuar standardizimin normal të situatës ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Luginë. Kudo ku jetojnë njerëz që kanë një identitet kombëtar dhe kulturor të caktuar është në të drejtën e tyre bazike për ta ruajtur identitetin tyre kombëtar dhe kulturor. Kjo nuk cenon sigurinë e asnjë vendi ku ata jetojnë. Jam i bindur që edhe në Luginë shqiptarët duke ruajtur identike tyre kombëtar dhe kulturor nuk sjellin asnjë një shqetësim sa i takon  çështjeve të sigurisë së Serbisë, përkundrazi përkeqësimi i situatës ekonomike dhe sociale të tyre, jo vetëm i shqiptarëve, por i çdo komuniteti kudo që të jetë, do të ishte një sfidë e kujtdo vendi ku jetojnë.

Kështu në këtë kontekst unë do të vazhdoj të kërkoj dhe të këmbëngul në rëndësinë e madhe që ka që autoritete serbe të bëjnë të gjitha përpjekjet normale, të marrin përgjegjësitë që i takon një qeverie, një administrate, një shteti, që edhe shqiptarët e Luginës, të kenë të njëjtat standardet ekonomike, infrastrukturore, sociale, siç kanë të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë”.

Nishani vlerëson se janë arritur hapa të rëndësishme për çrrënjosen e mosbesimit në tërësi në Ballkan, por sipas tij nuk mund të thuhet që është arritur të rrënjoset besimi dhe kjo shprehet ai është sfida e radhës që ka Ballkani në tërësi. Ndërsa mendon që kudo që shqiptarët janë ata kanë qenë gjithmonë një faktor të cilët kanë qenë në qasje pozitive, me një qasje tek mirëkuptimi, por sipas tij çështjet e standardit  të jetës, të familjeve, të fëmijëve që lidhen me shkollimin, shërbimin shëndetësor, me infrastrukturën janë parimet baze të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe askush nuk mundet dot ti anashkalojë, ti mohojë apo ti lërë pa zhvilluar.

-“Nuk ka asnjë platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe”-

Ndërsa ndaj pyetjes se sa të arsyeshme janë pretendimet nga Serbia për Shqipërinë e Madhe të artikuluara si akuza ndaj Tiranës zyrtare, Nishani u shpreh se historia, dhe jo shumë e largët është shumë e qartë, ku në 1913 pati një ndarje të re të kufijve në Ballkan, ku Shqipëria u nda. Mjaft shqiptarë që jetonin në trojet e tyre u lanë jashtë kufirit administrativ të Shqipërisë së sotme. Sipas Nishanit, Shqipëria e ka njohur këtë ndarje kufiri dhe nuk ka pasur kurrë një rivendikim nga ana e Shqipërisë dhe institucioneve të Shqipërisë për një rishikim të kufijve të Ballkanit dhe për marrje të territoreve  nga ana e Shqipërisë.

“Kjo politikë dhe ky qëndrim unë besoj mjaft elokuent i Shqipërisë, i shqiptarëve, në fakt në vend që të vlerësohej është tentuar për tu keqpërdorur, për tu keq administruar përmes lëshimit të platformave të tilla që quhen Shqipëri e Madhe. Nëse dikush thotë Shqipëri e Madhe do të thotë se pranon tezën që ka një Shqipëri të vogël, që do të thotë që ka një ndryshim nga ajo që ka qenë e madhe është zvogëluar. Unë e kam konsideruar teorinë e Shqipërisë së Madhe një teori dhe platformë që drejtohet kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të justifikuar izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për ti paraqitur shqiptarët dhe Shqipërinë si një vend, si një komb të prirur nga agresiviteti dhe urrejtja, çka nuk është e vërtetë. Po të shikojmë historinë e traditës, e kulturës zakonore të Shqipërisë dhe shqiptarëve është ajo e mikpritjes, e ndihmës edhe ndaj atij që e ka pasur armik, në momentet që ka pasur nevojë për ndihmë”.

Kreu i shtetit shqiptar vlerëson se në kombin shqiptar ka gjurmë të forta të historisë dhe trashëgimisë së tij, që nga koha e Perandorisë Romake, që gjatë kohës së Perandorisë së Bizantit, Perandorisë Osmane,  dhe në vitet e zhvillimit moderne të Evropës. Gjithashtu shprehet se ka tradita shumë të forta të identitetit kombëtar dhe kulturor shqiptar të cilat kanë qenë gjithmonë të prirur nga mirëkuptimi dhe bashkëjetesa. “Nuk ka asnjë platformë të tillë as institucionale as shtetërore , as shoqërore as akademike, përkundrazi është tentuar të përdoret si një argument për të frenuar le të themi angazhimet dhe dinamizmin e Shqipërisë dhe shqiptarëve për zhvillim, për bashkëpunim. Mos harrojmë që Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s dhe të jesh vend anëtar i NATO-s do të thotë që ti ke lëshuar dhe ofruar sovranitetin tënd edhe politik brenda një organizate që merr vendimet në një mënyrë të tillë që besoj që është e besueshme si i merr vendimet dhe sjelljet politike të vendeve anëtare të NATO-s. Shqipëria është sot një vend kandidat për në BE, që do të thotë se ka pranuar politikat, standardet evropiane. Të gjitha vendet e rajonit janë të qasura tek procesi i integrimit evropian”.

 Shqipëria promovon në këndvështrimin e Presidentit, parimin e fqinjësisë së mirë, të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit dhe është në platformën konstitucionale, identitare, strategjike shtetërore dhe dinamizmit të përditshëm  të Shqipërisë përfshirja e këtyre elementëve, pra bashkëjetesa, fqinjësia e mirë, dhe mirëbesimi, të cilat nuk mund të jetojnë dhe ekzistojnë sipas tij nëse ka ide për të krijuar konflikte.

Ai pohon se nuk është në interesin e Shqipërisë dhe asnjë vendi tjetër të rajonit nisja dhe hapja e konflikteve që lidhem me ndryshime të kufijve.  Beson që harta që ka sot Ballkani është një hartë  e cila ka dhënë mundësira  për të punuar tashmë në mënyrë paqësore, më të qetë, më mirëbuesuese në aspektet e zhvillimit ekonomik. Ai shton që patjetër që siguria mbetet e kërcënuar, duke pohuar se krimi i organizuar, terrorizmi, varfëria, emigrimi i paligjshëm, të gjitha janë elementë që e kërcënojnë sigurinë e çdo vendi, por duke qenë standardet e mirëkuptimit dhe mirëbesimit me njëri-tjetrin, duke qenë në pranim total, në mentalitet, në kulturë, por edhe institucionalisht të bashkëjetesës, këto sfida mund të përballohem me shumë sukses në mënyrë të përbashkët. Nishani shprehet se situata globale po e provon këtë, që sfida të tilla do të përballoheshin në mënyrë të suksesshme vetëm me qasje të përbashkët dhe këtë kontekst ai e shikon edhe në nivelin rajonal.

“Klasa politike dhe lidershipi kanë përgjegjësinë që të rrisin besimin tek qytetarët”-

Ndërkohë pyetjes largimin në Evropën Perëndimore kryesisht në Gjermani të qytetarëve nga Shqipëria, ai i përgjigjet se çështja në fjalë është një shqetësim dhe një problem i dy anshëm. Së pari ai thekson se nuk ka përse që qytetarët shqiptarë, të krijojnë probleme, shqetësime, qoftë për institucionet ligjzabtuese, qoftë për shoqëritë dhe qytetarët e Bashkimit Euripian, për sa kohë ata kanë besuar dhe vlerësuar dhe kanë hapur portën e komunikimit dhe lëvizjes së lirë për shqiptarët.

BE i ka ofruar Shqipërisë si dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen, dhe sipas Nishanit ata janë treguar besues dhe xheneroz, të hapur duke krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë dhe ai beson se krijimi i lëvizjes së lirë është një fondament shumë i rëndësishëm për qytetarët,  veçanërisht për popujt e Ballkanit dhe posaçërisht për shqiptarët që kanë qenë më të izoluar dhe më të mbyllur se të gjitha shoqëritë  e vendeve të tjera gjatë diktaturës komuniste.

“Por është një shqetësim edhe për vetë shoqërinë tonë sepse në tërësi po largohet brezi i ri, që do të thotë se largohen kapacitete qoftë intelektuale, qoftë të krahut të punës dhe që janë resurset kryesore të zhvillimit. Ne mburremi shpeshherë se Shqipëria me popullsi me moshë mesatare 26-27 vjeçare dhe ne nëse na largohet pikërisht gjenerata e re ky është një problem. Por analizat duhen bërë në kontekst të gjerë, cilat janë arsyet, ku arsye kryesore  duket se është humbja e besimit, tek shoqëria, shteti, institucionet, që është përgjegjësi tërësisht e klasës politike, nuk mund të jetë përgjegjësi e qytetarëve.

Klasa politike dhe lidershpi i një vendi kanë përgjegjësinë që të rrisin dhe krijojnë besimin dhe shpresën tek qytetarët e thjeshtë të vendit të tyre shprehet Nishani, duke theksuar se kjo duhet bërë përmes zhvillimit ekonomik, përmes stabilitet politik, forcimit të institucioneve të së drejtës, të cilat ai thotë se këto duken në Shqipëri që nuk janë arritur ende në ato standarde që shqiptarët të kenë besim të plotë për ta parë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. “Humbja e këtij besimi sjell këtë reagim, ndaj çështja duhet të trajtohet në shumë dimensione, ku së pari me krijimin e një ambienti të përgjithshëm pozitiv. Futja në ngërç e ambientit të përgjithshëm të shoqërisë krijon një lloj amullie dhe kaosi psikologjik dhe ndarja më e kollajtë e individit nga ky kaos është ikja. Krijimi i një ambienti të tillë është në tërësi një detyrë e shoqërisë, por adresimin e bën klasa politikbërëse”.

Presidenti vlerëson se zhvillimi ekonomik që nis me vendet e punës, gjenerimi i vendeve të punës me politika të tilla të cilat kanë incetiva për investime nga vendasit, investime të huaja, do të thotë politika financiare të adresuara që nxisin dhe inkurajojnë investime, ku investimet do krijojnë vende pune dhe duke qenë të preokupuar me vende pune, sigurohet jeta ekonomike, rritet siguria e individit, e familjes.

Kjo shprehet ai se nuk do të thotë që është zgjidhja atje ku largohen sepse edhe në vendet e Bashkimit Evropian ka sipas Nishanit probleme dhe vështirësi të mëdha, qoftë ekonomike, qoftë edhe të punësimit, ndaj tashmë ata që janë larguar dhe po rikthehen në Shqipëri. “Pra është një problem i dyanshëm, së pari në duhet të kthejmë dhe forcojmë  besimin e qytetarëve tanë, kjo nuk bëhet as me retorikë, as me deklarata, por me punë, shumë punë, mund dhe djersë. Dhe është një fenomen i cli pa dyshim që pastaj nxitet, shumëfishohet, elaborohet edhe nga elementë kriminalë siç janë trafikantët të cilët e shfrytëzojnë këtë situatë të përgjithshme le të themi psikologjike, kaotike, por këtu pastaj hyn alternimi, alternohet puna e institucioneve ligjzbatuese, por ajo që është kryesorja është krijimi i një ambienti pozitiv dhe që ka shpresë dhe që i inkurajon njerëzit të ndërtojnë jetën e tyre aty ku janë”.

-Turqia dhe populli turk janë një vend dhe një popull mik i afërt i Shqipërisë dhe shqiptarëve-

Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Turqisë  Nishani i konsideron  shumë të konsoliduara dhe marrëdhënie të shkëlqyera dhe sipas tij Turqia dhe populli turk janë një vend dhe një popull mik i afërt i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nishani shprehet se: “Kemi një miqësi dhe bashkëpunim tradicional, ku Shqipëria dhe Turqia janë dy vende anëtare të NATO-s dhe Turqia e ka ndihmuar vazhdimisht Shqipërinë edhe në procesin e anëtarësimit në NATO, jo vetën në aspektin politik, por edhe në aspektin teknik duke ndihmuar në përgatitjen, trajnimin e Forcave të Armatosua të Shqipërisë, së bashku me aleatët e tjerë për ta bërë të aftë që të ishte një anëtare e denjë dhe funksionale  e NATO-s. Turqia ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm të ekuilibrave të paqes edhe në rajonin e Ballkanit. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm ekonomik me Shqipërinë , ku investimet e Turqisë në Shqipëri në këtë 10 vjeçarin e fundit janë rritur shumë dhe Turqia është ngjitur në 3 partnerët e parë ekonomikë të Shqipërisë. Në Turqi jeton një komunitet shumë i madhe shtetasish turq me origjinë shqiptare të cilët kanë lëvizur dhe janë vendosur atje në etapa të ndryshme të historisë. Natyrisht tani ata janë qytetarë të nderuar turq, por origjina e tyre shqiptare shërben gjithashtu për rritjen e kësaj miqësie dhe të mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Turqisë”.

Në fund Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, deklaron se bashkëpunimi me Turqinë është një bashkëpunim që do të njohë vetëm rritje, do të njohë ecje përpara dhe në këndvështrimin e tij dy vendet ndajnë shumë interesa të përbashkëta, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, në ruajtjen ekuilibrave rajonale, në kuadrin e NATO-s, për sa i takon bashkëpunimit të sigurisë dhe në aspektin e luftës kundër terrorizmit. Ai shpreh besimin që Turqia ashtu siç ka qenë deri më sot do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e perspektivës së zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo ata janë. /AA/

TË FUNDIT
image
“Ivanov nuk ka strategji për sigurinë e vendit”
Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka strategji preventive për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Prandaj, gjatë dy mandateve të tij, ai ka thirrur mbledhje...
image
Ndahen çmimet e edicionit të 18 të Panairit të Librit në Tiranë
Parid Teferiçi është vlerësuar si autori më i mirë i vitit 2015 në edicionin e 18 të Panairit të Librit, për vëllimin me poezi “Largësi...
image
Partia e Trajanovit braktis VMRO-në
Lidhja Demokratike del nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në. Kreu i sajë Pavle Trajanov tha se partia e tij ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet vetë...
image
BDI e PDSH nuk komentojnë për koalicione të mundshme
Katër partitë më të mëdha parlamentare, VMRO DPMNE, LSDM, BDI e PDSH ende nuk kanë filluar të mendojnë për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme....
image
Pesë policë turk plagosen në përleshjet me DAESH në Gaziantep
Pesë policë turq janë plagosur pasi mbrëmë vonë ndaj tyre një sulmues nga Shteti Islamik ka hapur zjarr, pas çka e ka aktivuar mjetin shpërthyes,...
image
Meri Nikollova: Nesër fillon greva në burgjet
Nga dita e hënë të burgosurit nga të gjitha burgjet e vendit pritet të fillojnë grevën e përgjithshme të urisë, pasi nuk u pranua iniciativa...
image
Janë identifikuar 103 trupa të viktimave në Paris
Kryeministri francez Manuel Vals sot deklaroi se janë identifikuar trupat e 103 viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe se edhe 20 deri 30 të...
image
Demolohet përsëri xhamia e Kriva Pallankës
Përsëri demolohet xhamia e Kriva Pallankës. Huliganë të panjohur kanë thyer dritaret dhe inventarin e brendshëm. Në një reagim me shkrim kryetari i Partisë për...
image
Liverpooli kërkon dy lojtarë të Kombëtares (Foto)
Liverpooli është duke u interesuar për dyshen e kombëtares bekim Balaj dhe Odise Roshi Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke menduar që të transferoj dyshen...
image
VMRO: LSDM në zgjedhje do ta paguaj nënçmimin e qytetarëve
VMRO-DPMNE i është përgjigjur komunikatës së LSDM-së, në të cilën partia opozitare akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se po i shpenzon dy muajt e fundit për...
image
Erdogan - Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë...
image
Edhe Maqedonia me tela me gjemba
Këshilli për Sigurim mbrëmë mbajti seancë të cilën e kishte thirrur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për shkak të situatës së sigurisë pas...
image
LSDM: Mandati i Gruevskit po përfundon me premtime boshe
“Nikolla Gruevski po shpenzon dy muajt e fundit të mandatit të tij si kryeministër për qëllime zgjedhore. Çdo ditë e dëgjojmë Nikolla Gruevskin se si...
image
Qytetërimi pa Njeri
Latif MUSTAFA Përmasa e një qytetërimi është krijimi i sigurisë fizike dhe ontologjike të qytetarit të saj. Shpesh ndodhë që në kohë oscilimeve edhe më të...
image
Sulejman Rexhepi dënon ashpër aktet terroriste në Francë
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, dënoi ashpër aktet terroriste në Paris, si dhe shprehu ngushëllime drejtuar presidentit dhe popullit të Francës,...
image
Identifikohet sulmuesi i parë në Paris
Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur. Bëhet fjalë për shtetasin...
image
Shkup, nesër një pjesë e qytetit në errësirë
Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Qyteti i Shkupit, ndërprerja elektrike do të bëhet për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem. Konsumatorët e rrymës...
image
Në prag të protestave, "plastifikohet" Qeveria (Foto)
Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e...
image
Ja si u përleshën sulmuesit dhe policia në Francë
Një video është publikuar në të cilën shihet se si policia franceze përleshet me sulmuesit jashtë sallës së koncerteve në Bataclan këtë të premte. Në...
image
Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore
Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e...
image
Vdes një person nga tensioni i lartë i Rrymës
Një person ka mbetur nga shenja jete në Pejë, pasi gjatë punës në një pullaz të një shtëpie ka prekur telin e rrymës të tensionit...
image
Halimi: Reforma në drejtësi, jo për ta asgjësuar atë
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi shpjegoi shkurtimisht arsyet se përse opozita kundërshton disa pikë të draftit të propozuar për reformë në drejtësi. Përmes një deklarate...
image
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe erë të lehtë të kohëpaskohshme. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 11 deri më...
image
Dramë në Probishtip: Përleshen fqinjët mes vete, tre të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gajranci të Probishtipit, R.K (59) ka vërejtur se është dëmtuar rrethoja e oborrit të tij. Ai ka supozuar se...
image
(VIDEO) Lëvizja BESA: Likova, muri i kalasë së shqiptarëve
Lëvizja BESA sonte në Komunën e Likovës formoi Këshillin Nismëtar Komunal. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të...
image
(VIDEO) Raufi: Janeva sa më shpejtë ta shqyrtojë "Monstrën"
Avokatët e rastit “Monstra” presin që Prokurorja Speciale, Katica Janeva, do t’i përgjigjet kërkesës së tyre dhe rastit “Monstra” t’i jepet prioritet që të shqyrtohet...
image
Arrihet marrëveshja për Sirinë!?
Një qeveri tranzicioni brenda gjashtë muajsh për të kaluar në aprovimin e një Kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18...
image
Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor
Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen "Vetëvendosje" dhe "Nismën për Kosovën", janë...
image
“Pogba në Barcelonë vetëm çështje kohe”
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një nga futbollistët më të kërkuar në merkatot e fundit. Një interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur...
image
A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?
Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë. Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në...
image
“Shqiptarët kërkojnë azil për të përfituar para”
Ata nuk kanë asnjë shans për leje qëndrimi, refuzohen shpesh herë nga Gjermania, por qindra prej tyre vazhdojnë të mbajnë shpresën për të përfituar azil...
image
“A i dini emrat e dhjetë shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës?”
Shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, janë fshehur nga publiku, rrinë si në faj dhe vazhdojnë njëfarë autokomunikimi absurd, lexojnë vetëm atë që e shkruajnë vetë. Duket sikur u është bjerrë guximi, u janë bjerrë idealet. ...
image
Pas sulmeve në Paris, Polonia ua mbyll derën refugjatëve!
Konrad Szymanski, i cili u emërua si ministrër i Marrëdhënieve me Europën pas zgjedhjeve të mbajtura në Poloni dhe i cili pritet që të fillojë...
image
Në Shkup u zhvillua marshi "Refugjatë pa kufij"
Në Shkup u zhvillua marshi i tolerancës me moton "Refugjatë pa kufij". Në këtë marsh morën pjesë ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer, përfaqësues...
image
Matiç kërcënon lojtarët dhe trajnerin
Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matiç ka kërcënuar bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Serbisë se do të largohet nga kombëtarja nëse sjellja e tyre nuk...

Komente (0 dërguar)

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Shkruani kodin e fotos:

Captcha
Tjera nga INTERVISTA
Previous
image
Milazim Krasniqi: Dalja nga politika si dalje nga uji i ndotur
“Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut”, thotë Krasniqi. ...
image
Presidenti Nishani: Nuk ka platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi...
image
Bardhi: Çfarë mëkati ka vendi ynë mbi të cilin vetëm kryqe e xhami ndërtojmë pa Zot dhe pa dashuri?
Teologu më eminent islam në Maqedoni, Ismail Bardhi, në intervistën për PRESS 24 thotë se radikalizmi nuk është produkt i fesë, por i kohës dhe...
image
Sulejmani: Çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?!
“Para një pajtimi shqiptaro-serb që do të reflektojë edhe në Maqedoni, shqiptarët duhet të dinë se çfarë Maqedonie dhe maqedonas duan. Pasi shtetet përreth i kanë definuar këto pozicione, pse shqiptarët të mos e kenë qëndrimin e tyre? Nëse pozicioni i Greqisë mund të definohet si: Maqedoni PO, por maqedonas JO, ai i Bullgarisë si një popull me dy shtete, gjegjësisht dy shtet një gjuhë, serbët dy shtete me një kishë, pyetja që shtrohet është: çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?”, thotë Sulejmani....
image
Intervistë me Stojan Andov për SHENJA: Maqedonia po zhytet në krizë
"Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodh në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër, kjo varet se në cilin drejtim do të shkoj. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri, dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian", thotë Andov....
image
Intissar Kherigi për SHENJA: Ekstremizmi ushqen ekstremizmin
Intissar Kherigi është aktiviste e të drejtave të njeriut. Me prejardhje është tuniziane. Jeton në Angli që nga mosha 8-vjeçare. Ajo shpërngulet atje në fund të viteve 80-ta së bashku me familjen e saj, shkaku i represionit të ushtruar nga diktatori Ben Ali ndaj babait të saj Rashid el-Ganushi. Punon dhe vepron në Londër, ndërsa kohëve të fundit edhe në Paris. Parapëlqen të identifikohet si “apolitike”, edhe pse jeta e familjes së saj është e përndjekur nga fati politik. Ajo është aktive në mbrojtjen e qytetarëve evropianë, të cilët janë pre e islamofobisë dhe udhëheq organizatën e studentëve myslimanë FEMYSO. Ka studiuar drejtësinë “King College”, “Cambridge” dhe pastaj ka specializuar në të drejtat e njeriut në universitetin “London School of Economics”. Kherigi ka punuar në Parlamentin Britanik, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe Parlamentin Evropian në Bruksel. Po ashtu është aktive edhe në botën intelektuale – shpesh shkruan opinione për mediat prestigjioze, si “Guardian”, “Al-Jazeera” dhe të tjera. Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, revista SHENJA ofron intervistë ekskluzive me të, përmes së cilës Intissar Kherigi bën deekonstruktimin e sulmit dhe interpretimin nga një këndvështrim tjetër të sulmit përkitazi me interpretimet konvencionale, problemet Perëndim-Islam dhe tendencat për ta futur në rrezik diversitetin në Evropë. ...
image
Elvis Hoxha: Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi
“Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit, një Europë teknokratësh që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkim i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta”, thotë Elvis Hoxha....
image
Jacobson: Koalicionin nuk ua sollëm ne
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes...
image
Drashkoviq: Pavarësia e Kosovës është realitet
"Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqit, nuk ia vlenë të flitet fare", pohon në...
image
Softiq për SHENJA: ISIS-i, problemi më serioz në Lindjen e Mesme
“Fakti që ISIS-i nuk i kundërvihet okupimit izraelit të Palestinës, është vetëm një argument se ISIS-i nuk është i pavarur dhe, në masë të madhe, varet nga financat dhe armatimi, të cilin ia mundësojnë shtetet arabe të Gjirit dhe SHBA-të, kështu që është qartë se ky formacion ekstrem është me një pjesë të madhe një kukull për pastrimin e llogarive me armiqtë e ndryshëm”, thotë Softiq. ...
image
Do të pajtohemi atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën
"Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën ajo nganjëherë dëshiron ta ndajë, por e vërteta e Serbisë të cilën ajo gjithmonë dëshiron ta ndrydhë. Konflikti nuk është rezultat i asaj që nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet dhe dialogu, sikur që mendojnë disa në Bruksel, por pasojë e interesave të kundërta", thotë Kurti....
image
Zekolli për SHENJA-n: Padrejtësinë mund ta shndërrojmë në përparësi
"Në fakt, prezenca e SHBA-së deri më tani ka qenë në një masë “anormale” dhe tani kthehet në binaret e normales, konform gjendjes në rajon, prioriteteve amerikane dhe rivënies në binarë të raporteve mes vendeve të rajonit. Të gjitha vendet në rajon janë në, një formë ose tjetër, pjesë e sistemeve perëndimore të sigurisë dhe bashkëpunimit, me përjashtim të Serbisë, tani për tani...", thotë Zekolli....
image
Qosja për ISIS-in, radikalizmin katolik, Dom Lush Gjergjin...
Nuk kam pritur që në Kosovën e quajtur demokratike do të burgoset ndonjë shqiptar a qytetar tjetër për thirrje gojore për rezistencë. Arkitekti a piktori...
image
Bardhi: Po krijohet “mit” i llojit të ISIL-it
“Kjo në fillim ma përkujtoi ish-Jugosllavinë. Besoj se ju kujtohen akuzat e llojit serb: tërë Kosovën, gjegjësisht politikanët e mëdhenj dhe të vegjël i akuzuan me radikalizëm, fundamentalizëm e xhihadizëm dhe të ngjashme. A ishte e vërtetë? Jo! Por, kjo nuk është rastësi, dhe me këtë mendoj se edhe prapa këtyre burgosjeve të tashme qëndron një urdhër nga dikush jashtë interesit të Kosovës dhe popullit të saj. A thua vallë ishte rastësi burgosja me pretekstin “marksistë-leninistë” në ish-Jugosllavi? Gjithsesi jo, por më e keqja është se nga ato burgosje u krijua miti i “flijimit”, ajo u trupëzua në formën e “heroit”. Me çka? Me diçka qesharake për të cilën vetë ata sot turpërohen. Ja, kjo do të thotë burgosje e planifikuar ose manipulim. Edhe këtu në rastin e burgosjeve të fundit kemi një manipulim të madh, ku po krijohet një “flijim”. A mos vallë rishtas do të krijohen heronj?”, thotë Bardhi....
image
Kurti: Thaçi, e keqja më e madhe...
Intervistoi: Mira Kazhani Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni në qeverisje me njerëz dhe parti që deri dje jo vetëm i keni kritikuar, por keni...
Next

Votoni këtë tekst
0