Intervistë me Stojan Andov për SHENJA: Maqedonia po zhytet në krizë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

"Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodh në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër, kjo varet se në cilin drejtim do të shkoj. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri, dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian", thotë Andov.

Intervistoi: Ismail SINANI

Stojan Andovi është një veteran i politikën në ish Jugosllavinë socialiste dhe në Maqedoninë pluraliste. Që nga mosha e rinisë ka qenë i angazhuar nëpër angazhime publike të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë (LKM) dhe më pas të Jugosllavisë, duke ushtruar edhe detyra të rëndësishme politike. Ka qenë anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të LKM-së, tri mandate ka qenë anëtar i Këshillit Federal Ekzekutiv, si edhe nënkryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë (1982-1986), duke e përfunduar karrierën politike në RSFJ si ambasador i atij shteti në Irak (1987-1991). Pas kësaj kthehet në Shkup dhe e formon Lidhjen e Forcave Reformiste – Partia Liberale, duke mbetur kryetar i saj deri në vitin 1997. Është zgjedhur deputet i kësaj partie në zgjedhjet e para pluraliste në Maqedoni dhe ka vazhduar tri mandate me radhë. Gjatë kësaj kohe në tri mandate ka qenë edhe kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999 është kandiduar edhe për president të shtetit, por nuk ka fituar. Nga viti 2008 është tërhequr nga detyrat politike dhe tash është në pension. 

SHENJA: Z. Andov, çfarë po ndodh në Maqedoni?

S. ANDOV: Në Maqedoni për momentin po ndodh një krizë e rëndë serioze politike. Tani punët dhe kriza janë në atë fazë, që nuk mund të thuhet me precizitet se cilën rrugë do ta marrë dhe cili do të jetë përfundimi i saj. Ende kriza nuk po afrohet deri në kulminacion. Mendoj se së shpejti deri në fund të muajit ose muajin tjetër do të arrijë në kulmin e saj.

SHENJA: Çfarë do të thotë kulminacioni i kësaj krize, ku e shihni ju atë?

S. ANDOV: Kur do të merren parasysh marrëdhëniet mes pjesëmarrësve në krizë dhe kur të gjithë do t’i shpalosin argumentet që i posedojnë dhe të mbështeten për muri, atëherë është kulmi i krizës. Pastaj fillon të bie intensiteti i pjesëmarrjes dhe nxitjes së krizës i të gjithë faktorëve të cilët faktikisht kanë funksion të tillë.

SHENJA: Por, këtu ka dy palë. VMRO-DPMNE, nga njëra anë, dhe LSDM-j, nga ana tjetër, e cila në një farë forme për momentin është në sulm. Sipas jush, cila prej këtyre palëve do të pësojë më shumë?

S. ANDOV: Është shumë vështirë në këto momente për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. LSDM-ja, të paktën kryetari i saj Zoran Zaev, thotë se ka dokumente komprometuese, të cilat janë dëshmi dhe mund të jenë fakte për keqpërdorim të pushtetit, me shkeljen e pavarësisë së gjyqësorit, me bashkimin e shtetit dhe partisë etj. Kështu që ai është në fillim të publikimit të këtyre materialeve dhe nuk e dimë se çka do të publikojë më tutje. Si po rrjedhin gjërat, ata, mbrojtësit e pozicionit të qeverisë, e kanë më vështirë, kështu që është shumë herët të prognozojmë se si do të përfundojë, por mund të themi se pozicionet e qeverisë po komplikohen. 

SHENJA: Kur i shohim incizimet e fundit të publikuara nga Zoran Zaev, a mendoni se në Maqedoni, veçanërisht në bllokun politik maqedonas, janë shpërfaqur patriotët e rrejshëm të fshehur gjatë gjithë këtyre viteve?

S. ANDOV: Nëse ka ende materiale, ky do të ishte edhe konkluzioni. Një njeri normal kështu do të kishte përshtypje. Lufta e atyre patriotëve nuk do të ndalet, rezistenca e tyre mund të jetë shumë e rrezikshme, për arsye se një pjesë e atyre patriotëve kanë fuqi shtetërore, pra posedojnë fuqi nga aparati shtetëror dhe nuk dimë se si do ta përdorin.

SHENJA: A mendoni se shteti mund të vijë deri në atë situatë, që dikush do ta përdor policinë për ta ndaluar opozitën?

S. ANDOV: Nuk bëhet fjalë vetëm për policinë, por për institucionet në përgjithësi. Ata po përdoren, ja është dërguar padia penale kundër Zaevit, për punë për të cilat nuk janë të dëshmuara. Janë shumë të dyshimtë, ndërsa të themi nga ajo që ka shpalosur Zaevi nuk është shfrytëzuar nga institucionet, shembull Prokuroria, si dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të ngrihet padi kundër atyre që e kanë bërë atë.

SHENJA: Pra, sipas jush, ky është tregues i mjaftueshëm se shteti po zhytet në një krizë politike?

S. ANDOV: Po, shteti po zhytet në një krizë politike, kriza po ecën përpara, nuk stagnon dhe mendoj se marsi do të jetë periudha më problematike për krizën.

SHENJA: Pra, në javët e fundit, përpos krizës politike ka pasur edhe disa spinë-doktorë, me qëllim po i quaj ashtu, të cilët parashikojnë tensione ndëretnike. Cila është logjika të ketë krizë ndëretnike në kohë të aferave të këtilla, të cilat janë më shumë të karakterit kriminal. Pse mendoni se dikush dëshiron t’i ngatërrojë shqiptarët dhe maqedonasit në një krizë të tillë kriminale?

S. ANDOV: Për fat të mirë, sinjalet nga kjo krizë janë pozitive pikërisht në sferën e çështjeve ndëretnike dhe këtë në bazën e popullatës, edhe te maqedonasit edhe te shqiptarët. Gjithnjë po bëhet e qartë se ndokush po luan me interesat edhe të njërës dhe palës tjetër, se dikush po i shtyn që të bëjnë probleme ndërmjet vete. Por, interesi kyç i shqiptarëve dhe maqedonasve tani po orientohet kah kualiteti i jetesës këtu dhe mendoj se ky është një përparim i madh. Ja po shoh studentët shqiptarë, që po sillen njësoj sikurse studentët maqedonas. Kjo është një gjeneratë e re, e cila nuk është e pezmatuar nga urrejtjet e dikurshme. E tani këta spinë-doktorët, faktikisht, janë mjet i qeverisë dhe kur Qeveria ka nevojë për tensione ndëretnike, për të komanduar më lehtë më njërin apo tjetrin komunitet, atëherë, ata spinerë janë instrument të cilët me konstruksionet e tyre, e prodhojnë atë efekt.

SHENJA: Më parë thatë se muaji mars do të jetë kulminacioni i gjithë asaj që po ndodhë në Maqedoni. Cilët janë parashikimet e tua më optimiste dhe cilat më pesimiste për atë se çfarë na pret, kushtimisht të themi, më 1 prill?

S. ANDOV: Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodhë në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër... kjo varet se në cilin drejtim do të shkojë. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, që të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian, të dy partive më të mëdha evropiane, të gjendet zgjidhje për ato probleme dhe të hyjë opozita në parlament dhe të funksionojë ai institucion. Mendoj se ky variant në Maqedoni për momentin nuk është i mundur dhe ky opsion bie në ujë. Por, shpresën që e kanë disa qendra evropiane, është fakt dhe po shpresojnë dhe përderisa ata nuk e humbin këtë shpresë, ky variant mund të ekzistojë, që deputetët të ulen dhe ta zgjidhin problemin ashtu siç u bë në parlamentin e Shqipërisë. 

SHENJA: Atëherë, si variant ngelet opsioni tjetër?

S. ANDOV: Atëherë është opsioni tjetër, që të shkohet deri në fund, pra kriza të thellohet deri në fund, e thënë në praktikë që Zaevi t’i publikojë të gjitha dokumentet, ndërsa Gruevski le ta japë komentin të cilin po thonë se do ta japë për të gjitha pohimet e Zaevit dhe të shohim në kushte të tilla a kemi institucione, a do të marrin anë dhe a do të funksionojnë. Nëse jo, nëse nuk funksionojnë, atëherë janë të mundshme edhe demonstrata, rebelime, pra gjithçka është e mundur.

SHENJA: Pra, sipas jush, pas çdo parashikimi tuaj, mendoni se Qeveria e Nikolla Gruevskit do të përfundon ditën kur Zaevi do t’i publikojë të gjitha dokumentet që i posedon?

S. ANDOV: Si po rrjedhin gjërat, kjo mund edhe pritet. Por, ajo nuk do të thotë se do të përfundojë kështu. Mund të zhvillohet një fushatë edhe më e fuqishme dhe kjo është fryt i bashkëpunimit me shërbime të huaja, të cilët janë tradhtarë të shtetit e kështu me radhë... dhe ja kemi një Lëvizje "Qytetarët për Mbrojtjen e Maqedonisë", e ku e di se çfarë lëvizje tjera. Të gjitha këto janë instrumente, të cilët do të tentojnë t'i mbulojnë edhe faktet të dukshme dhe me këtë formë të zhvillohet një animozitet mes atyre që dëshirojnë të zbardhet kjo çështje dhe atyre që dëshirojnë ta mjegullojnë këtë punë, me mundësi që të vije edhe deri te dhuna. Nëse kemi dhunë, atëherë është e paevitueshme përzierja e Qeverisë. 

SHENJA: Kur i shikoni Zaevin dhe Gruevskin gjatë paraqitjeve të tyre në opinion, duke u mbështetur në përvojën tuaj, si ju duket njëri dhe si tjetri, veçanërisht në dy-tre javët e fundit kur filluan të publikohen këto dosje?

S. ANDOV: Kam një përshtypje se nga paraqitjet e Zaevit shihet se ai është i vetëdijshëm se nuk ka forcë tjetër, përpos të vërtetës, dhe dokumentet dhe faktet me të cilat disponon. Te Gruevski, paraqitja është ndryshe, ai u orientua dhe paralajmëroi se do të japë komente, ndërsa komentet mund të jepen me thirrje të forcave policore në drejtim të mbrojtjes së Maqedonisë, të thirret përsëri në patriotizëm të rrejshëm. Në këtë moment rrjedhja normale e krizës do të çonte deri në pastrim të situatës dhe mendoj se atëherë Zaevi do të kishte më shumë ndikim në daljen nga kriza, por nuk do të thotë se edhe ai nga e gjithë kjo punë do të dalë plotësisht i padëmtuar. Të posedosh aq material, siç thotë ai, shumë bashkëpunëtorë të tij mund të jenë të kujdesshëm se çfarë mund t’i pret dhe çka ka për ata. Mendoj se Zaevi nuk do të jetë fitues, por nuk do të mundet që pas krizës të jetë faktor kryesor ose vendimtar gjatë gjithë kohës, por duket se ai do të duhet të distancohet për një kohë për të parë njerëzit se nuk ka keqpërdorim nga ana e tij. Ndërsa te Gruevski rrjedhja e tillë e ngjarjeve po tregon se është në anën e humbësve.

SHENJA: Si e shikoni qasjen e BDI-së dhe PDSH-së në gjithë këtë krizë?

S. ANDOV: Fola për shqiptarët duke i marrë si shembull studentët dhe intelektualët shqiptarë... të mos i numërojë të gjithë që paraqiten në opinion. Ata të gjithë po flasin për një vetëdije të lartë, e cila është e domosdoshme që të shmangen tensionet ndëretnike për arsye se interesi është i njëjtë – edhe shqiptarët edhe maqedonasit duan të kemi shtet ligjor, i cili do të funksionojë në mënyrë të drejtë për të gjithë. Mendoj se të dyja partitë nuk mund të shmangen nga ky qëndrim i bazës së popullatës shqiptare te ne. Tani si do të koketojnë ata dhe do të gjejnë mënyra, se si ta ruajnë nga të mirat që i kanë pasur nga ky lloj i qeverisjes, janë të mundshme manovra të ndryshme. Të themi, Thaçi po i vazhdon përleshjet e tij me Verushevskin, që në këtë situatë njeriu mund të pyetët se pse tani iu desh kjo, pse nuk pati qëndrim mbi faktet. Kështu që ka luhatje edhe tek Ahmeti, edhe pse ai po premton se ja me opozitën do të bashkëpunon për zbardhjen e këtij rastit, por kjo është shumë ngushtë e thënë për arsye se po e përdorën fjalën “Puç”, zbardhje rreth rastit “Puç” dhe rreth përgjimit. Nëse dëshirojmë të zbardhen më thellë punët, atëherë përgjimet dhe rezultatet e përgjimeve mund të jenë rezultat i fakteve, ndërsa duhet të ndërtohet qëndrim kritik ndaj atij që i ka përgjuar të gjithë, ka thyer ligjet. Nuk mund të themi se do të qëndrojë në koalicion BDI me VMRO-DPMNE kështu siç është, ndërkohë të jetë i pastër vetëm në zbardhjen e “Puçit”. Kjo punë nuk shkon. 

SHENJA: Pra, ju mendoni se edhe ata janë të përzier mjaftueshëm në gjithë këtë kriminal?

S. ANDOV: Ndoshta edhe po, nuk është çudi, kanë qenë në funksione të larta dhe të gjithë ata që kanë qenë në funksione të larta i kanë keqpërdorur autorizimet e tyre... kështu ka qenë sistemi i qeverisjes.

SHENJA: Kur të bëhet një analizë e rrugëtimit politik të Maqedonisë, që nga pavarësia deri tani, ku mendoni se po gabohet, nëse dihet se para 14 viteve u nënshkrua marrëveshje politike me të cilën të gjithë menduam se iu dha fund problemeve politike, të cilat e kanë preokupuar dhe preokupojnë shtetin?

S. ANDOV: Kjo krizë ka një anë pozitive, deri në këtë krizë edhe shqiptarët edhe maqedonasit, kanë luftuar, jo me armë, rreth asaj si, çdonjëri të marrë pozita më të mira për vete. Shumë ishte e theksuar ajo anë nacionaliste e shikimit të marrëveshjes së Ohrit. Në këto 14 vite, posaçërisht nga viti 2008 e këndej, shtatë vite, faktikisht është lënë anësh procesi i integrimit social dhe qytetar, që është edhe fryma e asaj marrëveshje. Këtu procesi i integrimit nuk po rrjedh dhe ja, mirë e tha ambasadori Vollers, se bashkësitë po ndahen dhe po largohen me njëra-tjetrën dhe ky është rezultat më i pakëndshëm nga gjithë kjo qeverisje në Maqedoni, posaçërisht nga viti 2006 e këndej. Tani janë shenjat e para me këtë krizë se edhe shqiptarët edhe maqedonasit, në lidhje me pyetjet kryesore, po harrojnë se a janë maqedonas apo shqiptarë, por janë qytetarë të Maqedonisë – ata duan drejtësi, duan demokraci, liri të mediave.

SHENJA: Kur kemi parasysh faktin se Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në periudhë të krizës, kur kemi parasysh se Kushtetuta e parë u nënshkrua në një situatë të tensionuar në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë kur maqedonasit mendonin se nëse nuk e miratojnë atë Kushtetutë do ta humbin shtetin, a mendoni se në Maqedoni ka ardhur koha në kushte të qeta, me koka të qeta, duke shfrytëzuar këtë situatë, të cilën ju e përmendët, që ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve si shtyllat kryesore të këtij shteti, të arrihet një marrëveshje e re për qeverisje normale të këtij shteti. Pra të mos jetë kjo marrëveshje presion i forcave të ndryshme, por presion i brendshëm i paraqitur nga nevojat e qytetarëve. A mendoni se duhet të arrihet një marrëveshje e tillë, për të hapur një kaptinë të re në rrugën që do të duhet të kalohet në të ardhmen?

S. ANDOV: Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje duhet shumë seriozisht të shqyrtohen gjërat. Duhet të shikohen këto vështirësi, përafrime dhe largimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë periudhë, a është kjo rezultat i zbatimit të vetë Marrëveshjes së Ohrit ashtu siç është dhe për atë shkak duhet një marrëveshje e re apo nga politika e cila është bërë deri tani, politikë e vetëdijshme, e tërheqjes së çdo pale në përcaktimin e tyre nacionalist dhe mbrojtjen e njërës apo palës tjetër, të fitohen vota dhe të manipulohen votuesit e tyre. Sipas kësaj, duhet të shihet se çfarë do të thotë kjo marrëveshje e re? Nëse kjo marrëveshje është marrëveshje për sjelljen e institucioneve që t’i përmbahen Kushtetutës dhe Ligjit, ndërsa Kushtetuta i përmban edhe amendamentet e Marrëveshjes së Ohrit dhe nëse në këtë bazë kërkohen të drejtat e njërës apo të palës tjetër atëherë, kjo krizë do të na shpije deri tek kjo çështje. Shqiptarët dhe maqedonasit bashkërisht duhet të arrijnë marrëveshje se si t'i ngjallin institucionet. Te ne tani institucionet nuk po e kryejnë funksionin e tyre, siç e shihni Kuvendi nuk po punon, Qeveria nuk mund të punojë me grupet e interesit, nuk po mund me punëtorët me honorarë, nuk po mund me studentët dhe profesorët e kështu me radhë. Në këtë aspekt është e nevojshme marrëveshje politike, që mund të mos jetë ndonjë marrëveshje ndëretnike dhe do të ishte më mirë të mos jetë ashtu, por ajo të jetë marrëveshje e gjeneratave që po vijnë tani dhe të cilat dëshirojnë jetë njerëzore këtu.

SHENJA: Kur i shihni në mënyrë kronologjike të gjithë zhvillimet politike, nga pikëpamja juaj, sipas jush cila është zgjidhja më e mirë për Maqedoninë?

S. ANDOV: Përgjigja ime është plotësimi i të gjitha kushteve që kërkohen nga NATO dhe BE dhe të bëhet anëtarësimi i plotë dhe atëherë paraqitet periudhë e stabilizimit të jashtëm dhe të brendshëm dhe hapen mundësi për të pasur rritje më të madhe ekonomike, qytetarët të mos kenë nevojë të shpërngulen nga shteti, sepse tani edhe shqiptarët edhe maqedonasit në mënyrë masive, në katër-pesë vitet e fundit, po largohen nga shteti, kërkojnë fatin në shtete tjera, por edhe atje është krizë edhe atje janë në situatë të rëndë. Ne nuk kemi, as shqiptarët e as maqedonasit, zgjidhje tjetër, përpos zgjidhjes së këtyre punëve në këtë mënyrë. 

SHENJA: Megjithatë rruga për në Bruksel kalon nëpërmjet Athinës?

S. ANDOV: Kalon nëpërmjet Athinë nëse tanë nuk merrnin kurs për përleshje me Athinën me çdo çmim. Nga 2006-2007 ajo përleshje u bë hapur. Deri sa të kemi provokatorë dhe kur ata janë kryesorët në politikën e jashtme të shtetit, ne nuk mund ta zgjidhim asnjë çështje, pra jo vetëm me Greqinë, por asnjë shtet fqinj. Mendoj se as me Serbinë, edhe pse po e shoh se raportet janë përafruar me Serbinë, çka nuk do të thotë dhe të kuptohet keq, por ne kemi nevojë të jetë njëjtë edhe me fqinjët tanë të tjerë, që edhe me ata të kemi marrëdhënie të tilla. Kështu mendoj se çështja që shkon nëpërmjet Athinës është një problem, ndërsa i njëjti mund të zgjidhet nëse i kthehemi formës se zgjidhjes, siç filloi me rezolutën 8/17, pastaj me marrëveshjen e përkohshme dhe aty janë dhënë bazat se si duhet të zgjidhet kjo çështje.

 
TË FUNDIT
image
“Ivanov nuk ka strategji për sigurinë e vendit”
Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka strategji preventive për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Prandaj, gjatë dy mandateve të tij, ai ka thirrur mbledhje...
image
Ndahen çmimet e edicionit të 18 të Panairit të Librit në Tiranë
Parid Teferiçi është vlerësuar si autori më i mirë i vitit 2015 në edicionin e 18 të Panairit të Librit, për vëllimin me poezi “Largësi...
image
Partia e Trajanovit braktis VMRO-në
Lidhja Demokratike del nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në. Kreu i sajë Pavle Trajanov tha se partia e tij ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet vetë...
image
BDI e PDSH nuk komentojnë për koalicione të mundshme
Katër partitë më të mëdha parlamentare, VMRO DPMNE, LSDM, BDI e PDSH ende nuk kanë filluar të mendojnë për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme....
image
Pesë policë turk plagosen në përleshjet me DAESH në Gaziantep
Pesë policë turq janë plagosur pasi mbrëmë vonë ndaj tyre një sulmues nga Shteti Islamik ka hapur zjarr, pas çka e ka aktivuar mjetin shpërthyes,...
image
Meri Nikollova: Nesër fillon greva në burgjet
Nga dita e hënë të burgosurit nga të gjitha burgjet e vendit pritet të fillojnë grevën e përgjithshme të urisë, pasi nuk u pranua iniciativa...
image
Janë identifikuar 103 trupa të viktimave në Paris
Kryeministri francez Manuel Vals sot deklaroi se janë identifikuar trupat e 103 viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe se edhe 20 deri 30 të...
image
Demolohet përsëri xhamia e Kriva Pallankës
Përsëri demolohet xhamia e Kriva Pallankës. Huliganë të panjohur kanë thyer dritaret dhe inventarin e brendshëm. Në një reagim me shkrim kryetari i Partisë për...
image
Liverpooli kërkon dy lojtarë të Kombëtares (Foto)
Liverpooli është duke u interesuar për dyshen e kombëtares bekim Balaj dhe Odise Roshi Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke menduar që të transferoj dyshen...
image
VMRO: LSDM në zgjedhje do ta paguaj nënçmimin e qytetarëve
VMRO-DPMNE i është përgjigjur komunikatës së LSDM-së, në të cilën partia opozitare akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se po i shpenzon dy muajt e fundit për...
image
Erdogan - Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë...
image
Edhe Maqedonia me tela me gjemba
Këshilli për Sigurim mbrëmë mbajti seancë të cilën e kishte thirrur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për shkak të situatës së sigurisë pas...
image
LSDM: Mandati i Gruevskit po përfundon me premtime boshe
“Nikolla Gruevski po shpenzon dy muajt e fundit të mandatit të tij si kryeministër për qëllime zgjedhore. Çdo ditë e dëgjojmë Nikolla Gruevskin se si...
image
Qytetërimi pa Njeri
Latif MUSTAFA Përmasa e një qytetërimi është krijimi i sigurisë fizike dhe ontologjike të qytetarit të saj. Shpesh ndodhë që në kohë oscilimeve edhe më të...
image
Sulejman Rexhepi dënon ashpër aktet terroriste në Francë
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, dënoi ashpër aktet terroriste në Paris, si dhe shprehu ngushëllime drejtuar presidentit dhe popullit të Francës,...
image
Identifikohet sulmuesi i parë në Paris
Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur. Bëhet fjalë për shtetasin...
image
Shkup, nesër një pjesë e qytetit në errësirë
Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Qyteti i Shkupit, ndërprerja elektrike do të bëhet për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem. Konsumatorët e rrymës...
image
Në prag të protestave, "plastifikohet" Qeveria (Foto)
Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e...
image
Ja si u përleshën sulmuesit dhe policia në Francë
Një video është publikuar në të cilën shihet se si policia franceze përleshet me sulmuesit jashtë sallës së koncerteve në Bataclan këtë të premte. Në...
image
Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore
Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e...
image
Vdes një person nga tensioni i lartë i Rrymës
Një person ka mbetur nga shenja jete në Pejë, pasi gjatë punës në një pullaz të një shtëpie ka prekur telin e rrymës të tensionit...
image
Halimi: Reforma në drejtësi, jo për ta asgjësuar atë
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi shpjegoi shkurtimisht arsyet se përse opozita kundërshton disa pikë të draftit të propozuar për reformë në drejtësi. Përmes një deklarate...
image
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe erë të lehtë të kohëpaskohshme. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 11 deri më...
image
Dramë në Probishtip: Përleshen fqinjët mes vete, tre të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gajranci të Probishtipit, R.K (59) ka vërejtur se është dëmtuar rrethoja e oborrit të tij. Ai ka supozuar se...
image
(VIDEO) Lëvizja BESA: Likova, muri i kalasë së shqiptarëve
Lëvizja BESA sonte në Komunën e Likovës formoi Këshillin Nismëtar Komunal. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të...
image
(VIDEO) Raufi: Janeva sa më shpejtë ta shqyrtojë "Monstrën"
Avokatët e rastit “Monstra” presin që Prokurorja Speciale, Katica Janeva, do t’i përgjigjet kërkesës së tyre dhe rastit “Monstra” t’i jepet prioritet që të shqyrtohet...
image
Arrihet marrëveshja për Sirinë!?
Një qeveri tranzicioni brenda gjashtë muajsh për të kaluar në aprovimin e një Kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18...
image
Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor
Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen "Vetëvendosje" dhe "Nismën për Kosovën", janë...
image
“Pogba në Barcelonë vetëm çështje kohe”
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një nga futbollistët më të kërkuar në merkatot e fundit. Një interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur...
image
A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?
Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë. Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në...
image
“Shqiptarët kërkojnë azil për të përfituar para”
Ata nuk kanë asnjë shans për leje qëndrimi, refuzohen shpesh herë nga Gjermania, por qindra prej tyre vazhdojnë të mbajnë shpresën për të përfituar azil...
image
“A i dini emrat e dhjetë shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës?”
Shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, janë fshehur nga publiku, rrinë si në faj dhe vazhdojnë njëfarë autokomunikimi absurd, lexojnë vetëm atë që e shkruajnë vetë. Duket sikur u është bjerrë guximi, u janë bjerrë idealet. ...
image
Pas sulmeve në Paris, Polonia ua mbyll derën refugjatëve!
Konrad Szymanski, i cili u emërua si ministrër i Marrëdhënieve me Europën pas zgjedhjeve të mbajtura në Poloni dhe i cili pritet që të fillojë...
image
Në Shkup u zhvillua marshi "Refugjatë pa kufij"
Në Shkup u zhvillua marshi i tolerancës me moton "Refugjatë pa kufij". Në këtë marsh morën pjesë ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer, përfaqësues...
image
Matiç kërcënon lojtarët dhe trajnerin
Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matiç ka kërcënuar bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Serbisë se do të largohet nga kombëtarja nëse sjellja e tyre nuk...

Komente (0 dërguar)

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Shkruani kodin e fotos:

Captcha
Tjera nga INTERVISTA
Previous
image
Milazim Krasniqi: Dalja nga politika si dalje nga uji i ndotur
“Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut”, thotë Krasniqi. ...
image
Presidenti Nishani: Nuk ka platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi...
image
Bardhi: Çfarë mëkati ka vendi ynë mbi të cilin vetëm kryqe e xhami ndërtojmë pa Zot dhe pa dashuri?
Teologu më eminent islam në Maqedoni, Ismail Bardhi, në intervistën për PRESS 24 thotë se radikalizmi nuk është produkt i fesë, por i kohës dhe...
image
Sulejmani: Çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?!
“Para një pajtimi shqiptaro-serb që do të reflektojë edhe në Maqedoni, shqiptarët duhet të dinë se çfarë Maqedonie dhe maqedonas duan. Pasi shtetet përreth i kanë definuar këto pozicione, pse shqiptarët të mos e kenë qëndrimin e tyre? Nëse pozicioni i Greqisë mund të definohet si: Maqedoni PO, por maqedonas JO, ai i Bullgarisë si një popull me dy shtete, gjegjësisht dy shtet një gjuhë, serbët dy shtete me një kishë, pyetja që shtrohet është: çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?”, thotë Sulejmani....
image
Intervistë me Stojan Andov për SHENJA: Maqedonia po zhytet në krizë
"Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodh në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër, kjo varet se në cilin drejtim do të shkoj. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri, dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian", thotë Andov....
image
Intissar Kherigi për SHENJA: Ekstremizmi ushqen ekstremizmin
Intissar Kherigi është aktiviste e të drejtave të njeriut. Me prejardhje është tuniziane. Jeton në Angli që nga mosha 8-vjeçare. Ajo shpërngulet atje në fund të viteve 80-ta së bashku me familjen e saj, shkaku i represionit të ushtruar nga diktatori Ben Ali ndaj babait të saj Rashid el-Ganushi. Punon dhe vepron në Londër, ndërsa kohëve të fundit edhe në Paris. Parapëlqen të identifikohet si “apolitike”, edhe pse jeta e familjes së saj është e përndjekur nga fati politik. Ajo është aktive në mbrojtjen e qytetarëve evropianë, të cilët janë pre e islamofobisë dhe udhëheq organizatën e studentëve myslimanë FEMYSO. Ka studiuar drejtësinë “King College”, “Cambridge” dhe pastaj ka specializuar në të drejtat e njeriut në universitetin “London School of Economics”. Kherigi ka punuar në Parlamentin Britanik, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe Parlamentin Evropian në Bruksel. Po ashtu është aktive edhe në botën intelektuale – shpesh shkruan opinione për mediat prestigjioze, si “Guardian”, “Al-Jazeera” dhe të tjera. Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, revista SHENJA ofron intervistë ekskluzive me të, përmes së cilës Intissar Kherigi bën deekonstruktimin e sulmit dhe interpretimin nga një këndvështrim tjetër të sulmit përkitazi me interpretimet konvencionale, problemet Perëndim-Islam dhe tendencat për ta futur në rrezik diversitetin në Evropë. ...
image
Elvis Hoxha: Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi
“Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit, një Europë teknokratësh që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkim i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta”, thotë Elvis Hoxha....
image
Jacobson: Koalicionin nuk ua sollëm ne
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes...
image
Drashkoviq: Pavarësia e Kosovës është realitet
"Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqit, nuk ia vlenë të flitet fare", pohon në...
image
Softiq për SHENJA: ISIS-i, problemi më serioz në Lindjen e Mesme
“Fakti që ISIS-i nuk i kundërvihet okupimit izraelit të Palestinës, është vetëm një argument se ISIS-i nuk është i pavarur dhe, në masë të madhe, varet nga financat dhe armatimi, të cilin ia mundësojnë shtetet arabe të Gjirit dhe SHBA-të, kështu që është qartë se ky formacion ekstrem është me një pjesë të madhe një kukull për pastrimin e llogarive me armiqtë e ndryshëm”, thotë Softiq. ...
image
Do të pajtohemi atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën
"Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën ajo nganjëherë dëshiron ta ndajë, por e vërteta e Serbisë të cilën ajo gjithmonë dëshiron ta ndrydhë. Konflikti nuk është rezultat i asaj që nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet dhe dialogu, sikur që mendojnë disa në Bruksel, por pasojë e interesave të kundërta", thotë Kurti....
image
Zekolli për SHENJA-n: Padrejtësinë mund ta shndërrojmë në përparësi
"Në fakt, prezenca e SHBA-së deri më tani ka qenë në një masë “anormale” dhe tani kthehet në binaret e normales, konform gjendjes në rajon, prioriteteve amerikane dhe rivënies në binarë të raporteve mes vendeve të rajonit. Të gjitha vendet në rajon janë në, një formë ose tjetër, pjesë e sistemeve perëndimore të sigurisë dhe bashkëpunimit, me përjashtim të Serbisë, tani për tani...", thotë Zekolli....
image
Qosja për ISIS-in, radikalizmin katolik, Dom Lush Gjergjin...
Nuk kam pritur që në Kosovën e quajtur demokratike do të burgoset ndonjë shqiptar a qytetar tjetër për thirrje gojore për rezistencë. Arkitekti a piktori...
image
Bardhi: Po krijohet “mit” i llojit të ISIL-it
“Kjo në fillim ma përkujtoi ish-Jugosllavinë. Besoj se ju kujtohen akuzat e llojit serb: tërë Kosovën, gjegjësisht politikanët e mëdhenj dhe të vegjël i akuzuan me radikalizëm, fundamentalizëm e xhihadizëm dhe të ngjashme. A ishte e vërtetë? Jo! Por, kjo nuk është rastësi, dhe me këtë mendoj se edhe prapa këtyre burgosjeve të tashme qëndron një urdhër nga dikush jashtë interesit të Kosovës dhe popullit të saj. A thua vallë ishte rastësi burgosja me pretekstin “marksistë-leninistë” në ish-Jugosllavi? Gjithsesi jo, por më e keqja është se nga ato burgosje u krijua miti i “flijimit”, ajo u trupëzua në formën e “heroit”. Me çka? Me diçka qesharake për të cilën vetë ata sot turpërohen. Ja, kjo do të thotë burgosje e planifikuar ose manipulim. Edhe këtu në rastin e burgosjeve të fundit kemi një manipulim të madh, ku po krijohet një “flijim”. A mos vallë rishtas do të krijohen heronj?”, thotë Bardhi....
image
Kurti: Thaçi, e keqja më e madhe...
Intervistoi: Mira Kazhani Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni në qeverisje me njerëz dhe parti që deri dje jo vetëm i keni kritikuar, por keni...
Next

Votoni këtë tekst
0