Elvis Hoxha: Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit, një Europë teknokratësh që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkim i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta”, thotë Elvis Hoxha.

Intervistoi: Ismail SINANI

Elvis Hoxha ka studiuar në Universitetin Paris VIII, ku ka bërë gjithashtu edhe studimet pasuniversitare në filozofi, me pas ka qenë ligjërues në atë universitet. Prej vitit 2005 ai jep mësim ne Universitetin e Tiranes dhe Akademinë "Marubi".

Në këtë intervistë ekskluzive për Shenjën, me terma filozofikë, bën zbërthimin e gatishmërisë së shqiptarëve për të ndërtuar shtet, flet si militant i vullnetit, bën interpretimin e diktaturës dhe të gjendjes aktuale shqiptare në lidhje me perceptimin e shtetit, flet për integrimin vs bashkimit kombëtar, por edhe për gjendjen në të cilën sot gjenden shqiptarët e Maqedonisë. Ndër të paktët shqiptarë të kohës sonë, ai me gjuhë krejt të veçantë bën edhe interpretimin e vizitës së Ramës në Beograd dhe nuk ngurron të flasë edhe për çështje të tjera shqiptare. 

SHENJA: Si i shihni shqiptarët sot në shekullin 21 dhe a mund të thuhet se gjendemi në determinizmin historik të një shekulli më parë?

Elvis HOXHA: Po përgjigjem jo në cilësinë e historianit, por disi në cilësinë e militantit të vullnetit. Determinizmi është një kategori gjendjeje që, duke kaluar nga subjekti individual tek ai kolektiv, e ul aftësinë e vet për të qenë krijues ndërgjegje. Determinizmi vlerëson pra para së gjithash mungesën e një subjekti. Të jesh i determinuar historikisht, sipas historisë së një shekulli, do të thotë se në atë shekull dhe më parë nuk ke punuar mirë në lidhje me subjektin tënd. Pra më shumë se të krijojmë premisën e determinizmit historik, le të flasim për mospërcaktim kolektiv tonin. Edhe sot përcaktimin tonë ne e gjejmë në përkatësi të huaja, tëhuajësuese, ashtu si dikur vlera qëndronte në faktin se punonim për përcaktimin e pavarësisë së të tjerëve, grekëve apo serbëve. Për të dhënë një përgjigje: nëse ndjehemi shqiptarë dhe artikulojmë diçka nën këtë emër, jemi determinues. Sot fuqitë e mëdha janë më të shumta dhe gjeopolitika më agresive. Determinizmi ynë duhet të jetë më i lartë. Ai punohet ditë për ditë dhe e përcakton masën e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Sot disponojmë dy skajet e determinues/i determinuar. Ekziston një lëvizje politike si Vetëvendosje!, por edhe një politikë institucionale thellësisht e korruptuar. 

SHENJA: Nëse shprehemi me fjalorin e Hysamedin Ferajt, a janë shqiptarët e sotëm shqiptarë në kuptimin sociologjik të fjalës apo ende në disa pore kanë ngelur ilirë?

Elvis HOXHA: Feraj na hedh në zonat e një fataliteti: fatalitetit të subjektit. Vendos një emër mbi këtë subjekt, pa thënë shprehimisht se ku luan raporti i fatalitetit dhe subjektit. Nëse ilir do të thotë i lirë prej detyrës së vullnetit ose subjektivitetit, atëherë Feraj ka të drejtë. Fakti që historia nuk është bërë pyetje për ne, do të thotë se secili prej nesh ndjehet i lirë, i çliruar prej përgjegjësisë së shprehjes historike, pra lexohet si ilir në histori. Në të kundërtën, nëse duam t’i lexojmë ilirët si njerëz të lirisë, atëherë duhet të gjejmë në trashëgiminë dhe pedagogjinë aktuale një thelb politiciteti që na ngarkon që atëherë me peshën e një kumti, një kumt që nuk na lë më të jemi të lirë, por të mbetemi ilirë. Feraj përsëri ka të drejtë. Kjo tezë vlen kundër dyzimit idiotesk: jemi lindorë apo perëndimorë. Një dyzim prej brenge, që s’do t’i shkonte aspak Nietzsche-s. Shqiptari do të gjendej gjithnjë në dilemën e gomarit të Buridanit: pse nuk qe lindor kur ishte perëndimor dhe pse nuk qe perëndimor kur qe lindor. Edhe sot, intelektualë që i quajmë të ndritur, na shtyjnë në ngasjen të jemi diçka më pak se ç’mund të jemi, mjaft që të mos jemi ne.

SHENJA: Shqipëria në raport me shqiptarët jashtë kufijve të saj politikë ka pasur marrëdhënie herë intensive, herë të heshtura e herë-herë edhe armiqësore, siç është rasti me periudhën e (dhe pas) Luftës së Dytë Botërore, kur Enver Hoxha “vëllazërohet” me serbët. Ju, si njohës i mirë i këtyre zhvillimeve, si e komentoni këto ecejake me amplituda të ndryshme?

Elvis HOXHA: Mund të themi shkurt se sjellja e PKSH-së ishte një krim historik e kombëtar. Por, mund ta deklarojmë disi ndryshe: vëllazërimi me serbët e hodhi një pjesë të mirë të popullit shqiptar në mërgim. Hodhi në gjendje mërgimi një popull të tërë, madje brenda një shteti artificial që donte t’ia shuante ekzistencën autoktonit. Le ta ndjejmë mirë konfliktin e vetvetishëm mes artificialit dhe autoktonit. Vëllazërimi me serbët përligji akoma më shumë një shtet artificial duke rënuar një lëndë autoktone. Po nisem pra nga paradigma sipas së cilës në botë ka vetëm dy klasa: shtetas dhe mërgimtarë, një tezë që i përafrohet disi Arendt-it. Për të mos rithënë tezën e njohur të tradhtisë, le të flasim për një faj historik strukturor të prodhuar nga Enver Hoxha dhe miqtë e tij në shkallë Ballkani. Po flas pra për mërgatën, sepse në këtë status u hodh e gjithë Kosova pas Luftës së Dytë. Popullsia e saj u kthye në minimumet e aftësive shtetformuese. Normalisht, një shtet i së drejtës e nis standartizimin politik dhe ligjor të vetes me përkufizimin e së drejtës së mërgatës së vet. Aftësia e ulët shtetformuese përputhet me madhësinë e mërgatës politike dhe ekonomike. Po këtej mund të matet edhe e drejta ndërkombëtare në të cilën përfshihet shtetasi i tij kombëtar, kudo qoftë. Mendoj se jam në qendër të pyetjes suaj. Shtetin shqiptar të pasluftës, me një ngushtim të tillë ideologjik, vetëm gjuha zyrtare e bënte të njihej shqiptar. Ai nuk mund të shihte te mërgata, që e kish prodhuar ai vetë, veçse delokalizimin e pushtetit të vet, vektorin kombëtar të kërcënimit. Nuk ishte e shëndetshme për të asnjë lloj përmase politike e ardhur nga jashtë kufijve shtetërorë. Ishim brenda një ideologjie dhe joshqiptarie. Ideologjia u zbatua keq, në përmasat e taktikës së aleancave të domosdoshme. Kontingjenca dhe racionaliteti i një shteti të tillë shpinte tek aleanca me armiqtë e përbetuar të shqiptarisë. Ky ishte krimi i dytë në lidhje me subjektin: edhe kur u përcaktuam si subjekt, e ndjemë se duhej të falnim nga trupi. Nuk po e shtjelloj më tej, sepse shpresoj se ndihet edhe sot se politika shqiptare vuan reduktimin e trupave që përbëjnë popullin e saj të domosdoshëm.

Një arsye e dytë e lënies pas dore të shqiptarëve jashtë kufijve është mosasimilimi i tyre. Ky lloj mërgate është special, pasi është kjo mërgatë kaloi nëpër tërë stadet e përcaktimit të autonomisë dhe në të gjitha format e rezistencës, pasive dhe luftarake. Kosova diti të kalojë nga stadi i popullsisë mërgimtare në troje të veta, në hartimin e akteve të Republikës dhe pavarësisë. Nëse ne do të kishim historianë dhe politologë që e duan zanatin e tyre, sigurisht që do të kishim ditur të shtronim me kohë dallimin mes politiciteteve në Kosovë dhe në shtetin shqiptar. Në dobësinë e tyre, studiuesit tanë flasin për dallime kulturore. Cektësia e këtij qëndrimi është tragjike. Po të kishim qenë zotërues të mjeteve të historisë dhe shkencave politike, do të kishim kuptuar se shteti shqiptar, me themelimin negativ të mbetjes, ende nuk di të përcaktojë fatin e vet në lidhje me vonesën e vet të shqiptarisë. Ende nuk di të hartojë ligje dhe të përcaktojë administratë për t’u krahasuar sado pak me aktet e kushtetimit që kanë ndodhur në Kosovë. Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi, kudo që të ndodhet ai. Nuk është i kotë dallimi i fatit mes VV-së në Shqipëri dhe LSI-së, e para lëvizje politike, e dyta pushtet punësimi. Nëse shihni indiferentizëm politik – padallim, pandjeshmëri politike – në shqiptarët e Shqipërisë, dijeni se është një i mësuar i gjatë me turpin dhe një harrim i institucionalizuar i këtij turpi. Në këtë linjë, sipas meje, nuk zgjon interes amplituda e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe elementit shqiptar. Shteti shqiptar nuk e ka pasur kurrë, që pas Luftës së Dytë, në dijen dhe aftësinë e vet, as elementin, as momentin shqiptar. Turpi dhe indiferenca e një kohe të gjatë mund të përputhen aq mirë sa nuk dallohet më fajtori nga gabuesi.

SHENJA: Për shkak të dallimeve të pushteteve në të cilat kanë kaluar, por edhe sistemet ideologjike, sot shqiptarët në Ballkan vërehet qartazi se kanë dallime mes vete. A janë këto këto vetëm dallime sipërfaqësore, që lehtë rrafshohen me pak angazhim apo tashmë punët kanë vajtur larg dhe dallimet mes nesh janë bërë gati të pariparueshme? Apo, ta shtyjmë edhe më tej, çfarë do të duhet të bëhej, që shqiptari të mund të kthehet në fillim të shek. 20?

Elvis HOXHA: Dallimet që vëmë re janë të prejardhura prej gjendjeve të shtetformimit. Shqiptarët kanë një fat, nëse duan ta vënë re: janë pjesëmarrës në gradë dhe natyra të ndryshme shtetformimi. Fati ynë i keq është se nuk i vëmë asnjë rëndësi këtij momenti. Kuadri i përgjithshëm është ai i ndarjes në linja që nuk prezantojnë asgjë. Shumësi partish, shumësi mediash, shumësi projektesh, shumësi universitetesh. Privatizimi i përgjithshëm – inflacioni – është identiteti ynë strukturor. Pra, në vend që të gjejmë dallime, le ta shohim këtë virtyt të përbashkët. Edhe në mërgatë, edhe në Mal të Zi, edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, kudo ku shtetformimi ofrohet në gjendje të ndryshme, ne përgjigjemi njësoj, me shumësi qëndrimesh. Dhe këto qëndrime janë fiktive. Po ta mendojmë thjesht: e vërteta është një, gënjeshtrat janë të shumta. Duke mos iu referuar aktualitetit, pra virtytit shteformues dhe shkencitetit, politicitetit, filozofisë politike që i takon, ne bëjmë gjithçka të fshehim natyrën tonë private nën petkun e lirisë së mendimit. Nuk është se kemi shumë mendime mbi përfaqësimin shtetëror, mbi format e regjimeve. Padija në lidhet me përfaqësimin është burimi i shumësisë së privatizimeve. Nuk synojmë të ngremë insitucionin, por pretendojmë se ai mund të marrë forma gjithfarësoj. Në vend që të prodhojmë imunitetin e institucionit, ne sigurojmë imunitetin tonë brenda institucioneve. Ajo që na bashkon është se e shohim institucionin aq jetëgjatë sa jeta e një njeriu, dhe njeriun aq jetëgjatë sa shpresa e një institucioni. Përndryshe nuk do të kuptohej kjo dëshirë e pakufishme për grabitje të pasurive dhe të ardhmes në të gjitha trojet ku kolektivizohen shqiptarë. 

Sa për fillimin e shekullit XX, për mua vlen e njëjta formulë, por me një faktor më tepër: shqiptari i ardhur me një shpresë dhe një formim tjetër nuk mund ta shpërndajë fjalën ndër shqiptarë, po si ai skllavi i Platonit që kur kthehet nga drita në errësirë, për të shpallur të vërtetën, bëhet objekt i talljes. Këtu qëndron forca jonë e mbijetesës, ne nuk shtatohemi, ose shtetohemi. Ne përshtatemi ose mbështetemi.   

SHENJA: Sipas jush, rruga e unifikimit të politikës shqiptare shkon përmes Brukselit apo fillimisht përmes tri kryeqendrave: Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit?

Elvis HOXHA: Këtu është thelbi. Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit një Europë teknokratësh, që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkimi i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta. Shpirtrat e dobët pranojnë të kundërtën, pa kuptuar që militojnë kësisoj për një Europë pa vullnet. Një Europë e bërë nga teknokrat që mjaftohen me listë standardesh dhe nga popuj përtacë, që i zbatojnë disi këto standarde, po t’u kërkohet një gjë e tillë. Fiksioni i Europës është vërtetësi e kozmopolitit shqiptar që fsheh vogëlsinë e vet pas nominimit bosh evropian. Një shqiptar që nuk di të jetë shqiptar, që nuk ia mbërrin të jetë i tillë, si mund të shfaqet evropian brenda ditës nga po ky peizazh? Bota krijohet nga skaji ku je dhe jo duke parë nga skaji sikur të jesh nga qendra. 

SHENJA: T'i kthehemi pak aktualitetit të sotëm. Vizita e kryeministrit Rama te një pjesë e madhe e shqiptarisë zgjoi ndjenja të një ngazëllimi të paparë. Si e gjykoni këtë vizitë dhe sidomos qasjen e Ramës në Beograd? A bëhet fjalë për folklorizëm politik për t'ia marrë primatin ish kryeministrit Berisha, për qasje evropiane – siç e arsyetoi ai vetë, apo vërtet kryeministri shqiptar vepron sipas pistave reale të politikës shqiptare?

Elvis HOXHA: Nuk më intereson vizita, por gjesti i fjalës. Rama nuk foli nga Brukseli abstrakt, por nga Gjermania konkrete. Kjo e bën fjalë me lëndë. Jam i sigurt se udhëheqës të trojeve shqiptare nuk janë ndjerë mirë atë ditë. Ju është sabotuar inercia dhe keqkuptimi që i mban në postet nga mund të shohin me fodullëk popullsitë shqiptare që pretendojnë se udhëheqin. Rama krijoi një standard të ri të shprehjes së interesave shqiptare. Nuk jam shumë partizan i retorikës dhe emfatikës së tepruar, por fakti është fakt: Rama e prodhoi një akt. Ama, është nga këta akte që kërkon në vazhdim inteligjencën dhe imagjinatën e substancës së shqiptarëve: prodhimin e institucioneve që e shfrytëzojnë me ndershmëri shpirtin dhe trupin disa milionësh. Rama prodhoi një verdikt që e vendos më së pari administratën e tij në një vonesë të pashoqe, po ashtu dhe opozitën. Ma lejoni një krahasim me luftën. Një shef i luftës nuk mund të thërrasë kollaj “Sulm” nëse ushtria e tij është shumë prapa. Lufta nuk bëhet vetëm kur ke ushtri. Ky është paradoksi i paqes. Sa për paqen e vërtetë, le t’ua lëmë ta bëjnë të mëdhenjve që kanë shpikur armët.

SHENJA: Kur e vështrojmë gjendjen në Kosovë, krijohet përshtypja se liderët politikë (me përjashtime) duket qartë se nuk e kanë hallin e ndërtimit të shtetit dhe as respektimin e Kushtetutës. Si e vlerësoni faktin se pikërisht më të thirrurit për pavarësinë e shtetit më të ri në botë të sillen me një qasje kaq joserioze në raport me ndërtimin e institucioneve të shtetit? 

Elvis HOXHA: Më e vështira e njeriut është politika e paqes. Paqja nuk ka përkufizim të vetvetishëm. Paqja është diferenca, lufta është kundërtia. Janë dallime logjike që nuk bëjnë pjesë aspak në logjikën tonë formale dhe normale. Lufta dhe paqja nuk janë të kundërta, por diferente, të dallueshme. Të luash diferencën është më e vështirë se të luash paqen. Mendojeni kodin e luftës si paqe dhe kodin e paqes si luftë. Njerëzit që u shfaqën në institucionet e paqes menduan se është gjithkund kundërti. Ata nuk e dinin se lufta është gjendje e jashtëzakonshme e së drejtës, ndërsa paqja zhvillim i pandalshëm – skandaloz – i së drejtës. Ajo që e ju e quani tërësisht joserioze është se këta njerëz nuk kanë asnjë marrëdhënie mendimtare me të drejtën, por vetëm rudimentare me të. Për fat të keq, edhe kontrollet ndërkombëtare vijnë e punojnë të njëjtin kah: korrupsionin. Rasti i EULEX-it duhet të vërtetonte pohimet e VV-së këtu e vite përpara: një sovranitet që kontrollon një tjetër dëshmon pavërtetësinë e të dyve, deligjitimimin e tyre progresiv dhe reciprok.  

SHENJA: Që nga kalimi në sistem shumëpartiak në Shqipëri është bërë traditë që opozita, qoftë ajo Partia Socialiste në të kaluarën, qoftë Partia Demokratike tani, në raport me shtetin të sillet si me diçka që është krejt e huaj. A mendoni që kjo lidhet me “gjenin politik” të shqiptarëve apo kultura demokratike te shqiptarët ende është në periudhën e “pas-revolucionit francez”?

Elvis HOXHA: Në një mënyrë ose në një tjetër fola për këtë: për paqen, për ndërtimin. Tek ne shteti është një i tretë i tepërt. Inflacioni i përgjithësuar nuk krijon subjekt, por individ. Kështu që na shfaqet një shtet i tepërt në përfaqësimin e vet dhe i pakët në burimet e tij poltike dhe ideore. Le të shtojmë edhe mendësinë sipas së cilës konceptimet ideologjike dhe politike janë në shërbim të jetës private dhe ja që e keni në dorë të gjithë të dhënën për tëhuajësimin e përhershëm. Duhet të drejtoheshim nga një kohësi e re për subjektin: e tashmja është publike, e shkuara është private, e ardhmja është absolute. Po të ndjejmë rrjedhojat e këtij tipi kohësie, e kuptojmë pse-në e metafizikës sonë politike në shekuj. Ne e kemi pretenduar gjithnjë të shkuarën absolute dhe nuk kemi ndërhyrë në të. Të tashmen e kemi quajtur partikulare, private, kohë të trupit, ndaj privatizojmë gjithçka. Nëse nuk bëjmë pjesë në qeverisje, shteti është gjë e huaj për ne, nuk kemi trup në të, jemi thjesht pa trup. Të ardhmen e kemi quajtur kohë publike, duke menduar për pasojë se ajo nuk është detyra jonë, por e brezave që do të vijnë. Kështu që çdo punë e luftë u përket atyre. Çdo akt ndërtimi është lënë për më vonë. Nëse duam që gjërat të rrjedhin ndryshe, duhet të mendojmë, pra, se e shkuara është private, e tashmja pubike dhe e ardhmja absolute. 

Sa për pyetjen mbi revolucionin francez, nuk di të vendosem në ndonjë krahasim mes nesh dhe gjendjes sonë. Ai u parapri nga një Kontratë shoqërore, nga një revolucion teoriko-politiko që shihte sovranitetin e një populli në bazën e çdo arritjeje. Mesa di unë, ne nuk mendojmë në terma të tillë, por vetëm të ligjit që ndëshkon kë nuk mundet t’i shpëtojë ligjit. Ne kemi pra një kontratë policore dhe jo shoqërore. Duke qenë pra trup në të tashmen, shqiptarët formojnë qeveri dhe pushtet, por jo kushtetutë dhe shtet. Qeveria është tepri e shtetit, gjendje e jashtëzakonshme e tij. Mendoj se duhet të reflektojmë në këto terma. Trupi i shtetit është qeveria, por shpirti i tij është prania efektive e një populli në akt. 

SHENJA: Shqiptarët e Maqedonisë ndonëse prej 23 vitesh numerikisht janë pjesë e ekzekutivit, ndërsa në terren, aty ku shijohet jeta reale, prezenca e tyre thuajse nuk vërehet aspak. Nëse e marrin parasysh se për rritjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet u zhvillua edhe një konflikt i armatosur, si e vlerësoni faktin që përfaqësuesit politikë shqiptarë assesi nuk po arrijnë të bëhet pjesë e vendimmarrjes? A është kjo si rezultat i shantazheve që ua bën Gruevski sot dhe Cërvenkovski dje apo kjo është pasojë e emancipimit të pamjaftueshëm intelektual, kulturor e politik? 

Elvis HOXHA: Po e them thjesht: numerikisht shqiptarët nuk janë ekzekutivë në vetvete, por vetëm prezantohen në institucionet maqedone prej sekserëve – dy shefave të partive kryesore politike. Më falni nëse ju shqetësoj me këtë konstatim, por ju nuk keni përfaqësi ekzekutive të pranisë shqiptare, por vetëm sekserë të një malli që e japin me qera: lënda shqiptare.

SHENJA: Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ato të Malit të Zi, gjithashtu duken konfuz në raport me veprimin politik kombëtar. Me një përqindje aq të vogël të shqiptarëve në ato vende, ato kanë themeluar gati pafund subjekte politike. Si e shihni këtë dukuri në këto troje shqiptare nga dimensioni i organizimit politik?

Elvis HOXHA: Pyetjet tuaja më shtyjnë drejt konstatimit regresiv të përfaqësimeve shqiptare. Por, sa më shumë konstatoj, aq më e dhimbshme bëhet të shprehem. Po e rezervoj përgjigjen e kësaj pyetjej për një herë tjetër. Një lloj respekti më mban të mos përgjigjem nga lehtësia e pozicionit tim si shtetas i të vetmit shtet shqiptar me sovranitet. I lejova vetes të konstatoja gradën e politicitetit shqiptarëve të Maqedonisë, sepse pritet me vetëdije dhe pa durim që ky grup të prodhojë vërtetësi politike të momentit shqiptar.

SHENJA: Nëse konsiderojmë se kemi mungesë vizioni afatgjatë për çështjen shqiptare në Ballkan, cila mendoni ju se duhej të ishte kauza e vërtetë e jona, një platformë rreth së cilës do të duhej t’i bashkërendonin aktivitetet e tyre të gjithë shqiptarët? 

Elvis HOXHA: Të ndërtojmë institucione shprehëse të shqiptarëve pa kufij, institucione cilësorë, shprehëse të kushtetimit të një populli si shprehje e një diference në botë – universiteti – dhe institucione cilësorë të shprehjes së një populli në akte ndërtimi – puna e së drejtës, e së tashmes dhe e shpirtit. 

 
TË FUNDIT
image
“Ivanov nuk ka strategji për sigurinë e vendit”
Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka strategji preventive për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Prandaj, gjatë dy mandateve të tij, ai ka thirrur mbledhje...
image
Ndahen çmimet e edicionit të 18 të Panairit të Librit në Tiranë
Parid Teferiçi është vlerësuar si autori më i mirë i vitit 2015 në edicionin e 18 të Panairit të Librit, për vëllimin me poezi “Largësi...
image
Partia e Trajanovit braktis VMRO-në
Lidhja Demokratike del nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në. Kreu i sajë Pavle Trajanov tha se partia e tij ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet vetë...
image
BDI e PDSH nuk komentojnë për koalicione të mundshme
Katër partitë më të mëdha parlamentare, VMRO DPMNE, LSDM, BDI e PDSH ende nuk kanë filluar të mendojnë për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme....
image
Pesë policë turk plagosen në përleshjet me DAESH në Gaziantep
Pesë policë turq janë plagosur pasi mbrëmë vonë ndaj tyre një sulmues nga Shteti Islamik ka hapur zjarr, pas çka e ka aktivuar mjetin shpërthyes,...
image
Meri Nikollova: Nesër fillon greva në burgjet
Nga dita e hënë të burgosurit nga të gjitha burgjet e vendit pritet të fillojnë grevën e përgjithshme të urisë, pasi nuk u pranua iniciativa...
image
Janë identifikuar 103 trupa të viktimave në Paris
Kryeministri francez Manuel Vals sot deklaroi se janë identifikuar trupat e 103 viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe se edhe 20 deri 30 të...
image
Demolohet përsëri xhamia e Kriva Pallankës
Përsëri demolohet xhamia e Kriva Pallankës. Huliganë të panjohur kanë thyer dritaret dhe inventarin e brendshëm. Në një reagim me shkrim kryetari i Partisë për...
image
Liverpooli kërkon dy lojtarë të Kombëtares (Foto)
Liverpooli është duke u interesuar për dyshen e kombëtares bekim Balaj dhe Odise Roshi Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke menduar që të transferoj dyshen...
image
VMRO: LSDM në zgjedhje do ta paguaj nënçmimin e qytetarëve
VMRO-DPMNE i është përgjigjur komunikatës së LSDM-së, në të cilën partia opozitare akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se po i shpenzon dy muajt e fundit për...
image
Erdogan - Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë...
image
Edhe Maqedonia me tela me gjemba
Këshilli për Sigurim mbrëmë mbajti seancë të cilën e kishte thirrur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për shkak të situatës së sigurisë pas...
image
LSDM: Mandati i Gruevskit po përfundon me premtime boshe
“Nikolla Gruevski po shpenzon dy muajt e fundit të mandatit të tij si kryeministër për qëllime zgjedhore. Çdo ditë e dëgjojmë Nikolla Gruevskin se si...
image
Qytetërimi pa Njeri
Latif MUSTAFA Përmasa e një qytetërimi është krijimi i sigurisë fizike dhe ontologjike të qytetarit të saj. Shpesh ndodhë që në kohë oscilimeve edhe më të...
image
Sulejman Rexhepi dënon ashpër aktet terroriste në Francë
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, dënoi ashpër aktet terroriste në Paris, si dhe shprehu ngushëllime drejtuar presidentit dhe popullit të Francës,...
image
Identifikohet sulmuesi i parë në Paris
Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur. Bëhet fjalë për shtetasin...
image
Shkup, nesër një pjesë e qytetit në errësirë
Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Qyteti i Shkupit, ndërprerja elektrike do të bëhet për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem. Konsumatorët e rrymës...
image
Në prag të protestave, "plastifikohet" Qeveria (Foto)
Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e...
image
Ja si u përleshën sulmuesit dhe policia në Francë
Një video është publikuar në të cilën shihet se si policia franceze përleshet me sulmuesit jashtë sallës së koncerteve në Bataclan këtë të premte. Në...
image
Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore
Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e...
image
Vdes një person nga tensioni i lartë i Rrymës
Një person ka mbetur nga shenja jete në Pejë, pasi gjatë punës në një pullaz të një shtëpie ka prekur telin e rrymës të tensionit...
image
Halimi: Reforma në drejtësi, jo për ta asgjësuar atë
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi shpjegoi shkurtimisht arsyet se përse opozita kundërshton disa pikë të draftit të propozuar për reformë në drejtësi. Përmes një deklarate...
image
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe erë të lehtë të kohëpaskohshme. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 11 deri më...
image
Dramë në Probishtip: Përleshen fqinjët mes vete, tre të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gajranci të Probishtipit, R.K (59) ka vërejtur se është dëmtuar rrethoja e oborrit të tij. Ai ka supozuar se...
image
(VIDEO) Lëvizja BESA: Likova, muri i kalasë së shqiptarëve
Lëvizja BESA sonte në Komunën e Likovës formoi Këshillin Nismëtar Komunal. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të...
image
(VIDEO) Raufi: Janeva sa më shpejtë ta shqyrtojë "Monstrën"
Avokatët e rastit “Monstra” presin që Prokurorja Speciale, Katica Janeva, do t’i përgjigjet kërkesës së tyre dhe rastit “Monstra” t’i jepet prioritet që të shqyrtohet...
image
Arrihet marrëveshja për Sirinë!?
Një qeveri tranzicioni brenda gjashtë muajsh për të kaluar në aprovimin e një Kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18...
image
Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor
Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen "Vetëvendosje" dhe "Nismën për Kosovën", janë...
image
“Pogba në Barcelonë vetëm çështje kohe”
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një nga futbollistët më të kërkuar në merkatot e fundit. Një interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur...
image
A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?
Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë. Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në...
image
“Shqiptarët kërkojnë azil për të përfituar para”
Ata nuk kanë asnjë shans për leje qëndrimi, refuzohen shpesh herë nga Gjermania, por qindra prej tyre vazhdojnë të mbajnë shpresën për të përfituar azil...
image
“A i dini emrat e dhjetë shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës?”
Shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, janë fshehur nga publiku, rrinë si në faj dhe vazhdojnë njëfarë autokomunikimi absurd, lexojnë vetëm atë që e shkruajnë vetë. Duket sikur u është bjerrë guximi, u janë bjerrë idealet. ...
image
Pas sulmeve në Paris, Polonia ua mbyll derën refugjatëve!
Konrad Szymanski, i cili u emërua si ministrër i Marrëdhënieve me Europën pas zgjedhjeve të mbajtura në Poloni dhe i cili pritet që të fillojë...
image
Në Shkup u zhvillua marshi "Refugjatë pa kufij"
Në Shkup u zhvillua marshi i tolerancës me moton "Refugjatë pa kufij". Në këtë marsh morën pjesë ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer, përfaqësues...
image
Matiç kërcënon lojtarët dhe trajnerin
Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matiç ka kërcënuar bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Serbisë se do të largohet nga kombëtarja nëse sjellja e tyre nuk...

Komente (0 dërguar)

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Shkruani kodin e fotos:

Captcha
Tjera nga INTERVISTA
Previous
image
Milazim Krasniqi: Dalja nga politika si dalje nga uji i ndotur
“Organizimi politik i serbëve në veri, që nga viti 1999 mori formën e një autonomie politike, me elemente irredentizmi. Për ta penguar shkëputjen e plotë të veriut, komuniteti ndërkombtar organizozi negociata në Bruksel, me synimin që ta bënte riintegrimin e atij territori në shtetin e Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit formalisht e kanë arritur këtë objetiv, pra e kanë penguar shkëputjen e veriut”, thotë Krasniqi. ...
image
Presidenti Nishani: Nuk ka platformë shtetërore për Shqipërinë e Madhe
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi...
image
Bardhi: Çfarë mëkati ka vendi ynë mbi të cilin vetëm kryqe e xhami ndërtojmë pa Zot dhe pa dashuri?
Teologu më eminent islam në Maqedoni, Ismail Bardhi, në intervistën për PRESS 24 thotë se radikalizmi nuk është produkt i fesë, por i kohës dhe...
image
Sulejmani: Çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?!
“Para një pajtimi shqiptaro-serb që do të reflektojë edhe në Maqedoni, shqiptarët duhet të dinë se çfarë Maqedonie dhe maqedonas duan. Pasi shtetet përreth i kanë definuar këto pozicione, pse shqiptarët të mos e kenë qëndrimin e tyre? Nëse pozicioni i Greqisë mund të definohet si: Maqedoni PO, por maqedonas JO, ai i Bullgarisë si një popull me dy shtete, gjegjësisht dy shtet një gjuhë, serbët dy shtete me një kishë, pyetja që shtrohet është: çfarë Maqedonie dhe çfarë maqedonas duan shqiptarët?”, thotë Sulejmani....
image
Intervistë me Stojan Andov për SHENJA: Maqedonia po zhytet në krizë
"Mendoj se kulminacioni i krizës do të ndodh në muajin mars, por vlerësoj se kriza do të zgjasë më tepër, kjo varet se në cilin drejtim do të shkoj. Këtu ka më shumë skenarë, një prej skenarëve të mundshme i cili po flitet nga disa qarqe këtu dhe në Evropë dhe po sugjerohet, është skenari i Shqipërisë, të ulen deputetët e qeverisë dhe opozitës, siç ishte rasti me deputetët në Shqipëri, dhe në Bruksel me pjesëmarrje të deputetëve të Parlamentit Evropian", thotë Andov....
image
Intissar Kherigi për SHENJA: Ekstremizmi ushqen ekstremizmin
Intissar Kherigi është aktiviste e të drejtave të njeriut. Me prejardhje është tuniziane. Jeton në Angli që nga mosha 8-vjeçare. Ajo shpërngulet atje në fund të viteve 80-ta së bashku me familjen e saj, shkaku i represionit të ushtruar nga diktatori Ben Ali ndaj babait të saj Rashid el-Ganushi. Punon dhe vepron në Londër, ndërsa kohëve të fundit edhe në Paris. Parapëlqen të identifikohet si “apolitike”, edhe pse jeta e familjes së saj është e përndjekur nga fati politik. Ajo është aktive në mbrojtjen e qytetarëve evropianë, të cilët janë pre e islamofobisë dhe udhëheq organizatën e studentëve myslimanë FEMYSO. Ka studiuar drejtësinë “King College”, “Cambridge” dhe pastaj ka specializuar në të drejtat e njeriut në universitetin “London School of Economics”. Kherigi ka punuar në Parlamentin Britanik, në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe Parlamentin Evropian në Bruksel. Po ashtu është aktive edhe në botën intelektuale – shpesh shkruan opinione për mediat prestigjioze, si “Guardian”, “Al-Jazeera” dhe të tjera. Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, revista SHENJA ofron intervistë ekskluzive me të, përmes së cilës Intissar Kherigi bën deekonstruktimin e sulmit dhe interpretimin nga një këndvështrim tjetër të sulmit përkitazi me interpretimet konvencionale, problemet Perëndim-Islam dhe tendencat për ta futur në rrezik diversitetin në Evropë. ...
image
Elvis Hoxha: Politiciteti i shqiptarit duhet të jetë patriotizmi
“Asnjë perandori, sado e shprehur në njësinë e vet, nuk ka mundur të krijojë njësinë tonë, sepse ne nuk kemi punuar për një gjë të tillë. Imagjinoni ta bëjë Europa e Brukselit, një Europë teknokratësh që njohin shumë pak nga dinjitetiti i supozuar i historisë së Europës. Bashkim i shqiptarëve do të ishte masa më dëftuese e cilësisë së bashkimit të Europës dhe jo e anasjellta”, thotë Elvis Hoxha....
image
Jacobson: Koalicionin nuk ua sollëm ne
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes...
image
Drashkoviq: Pavarësia e Kosovës është realitet
"Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqit, nuk ia vlenë të flitet fare", pohon në...
image
Softiq për SHENJA: ISIS-i, problemi më serioz në Lindjen e Mesme
“Fakti që ISIS-i nuk i kundërvihet okupimit izraelit të Palestinës, është vetëm një argument se ISIS-i nuk është i pavarur dhe, në masë të madhe, varet nga financat dhe armatimi, të cilin ia mundësojnë shtetet arabe të Gjirit dhe SHBA-të, kështu që është qartë se ky formacion ekstrem është me një pjesë të madhe një kukull për pastrimin e llogarive me armiqtë e ndryshëm”, thotë Softiq. ...
image
Do të pajtohemi atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën
"Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën ajo nganjëherë dëshiron ta ndajë, por e vërteta e Serbisë të cilën ajo gjithmonë dëshiron ta ndrydhë. Konflikti nuk është rezultat i asaj që nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet dhe dialogu, sikur që mendojnë disa në Bruksel, por pasojë e interesave të kundërta", thotë Kurti....
image
Zekolli për SHENJA-n: Padrejtësinë mund ta shndërrojmë në përparësi
"Në fakt, prezenca e SHBA-së deri më tani ka qenë në një masë “anormale” dhe tani kthehet në binaret e normales, konform gjendjes në rajon, prioriteteve amerikane dhe rivënies në binarë të raporteve mes vendeve të rajonit. Të gjitha vendet në rajon janë në, një formë ose tjetër, pjesë e sistemeve perëndimore të sigurisë dhe bashkëpunimit, me përjashtim të Serbisë, tani për tani...", thotë Zekolli....
image
Qosja për ISIS-in, radikalizmin katolik, Dom Lush Gjergjin...
Nuk kam pritur që në Kosovën e quajtur demokratike do të burgoset ndonjë shqiptar a qytetar tjetër për thirrje gojore për rezistencë. Arkitekti a piktori...
image
Bardhi: Po krijohet “mit” i llojit të ISIL-it
“Kjo në fillim ma përkujtoi ish-Jugosllavinë. Besoj se ju kujtohen akuzat e llojit serb: tërë Kosovën, gjegjësisht politikanët e mëdhenj dhe të vegjël i akuzuan me radikalizëm, fundamentalizëm e xhihadizëm dhe të ngjashme. A ishte e vërtetë? Jo! Por, kjo nuk është rastësi, dhe me këtë mendoj se edhe prapa këtyre burgosjeve të tashme qëndron një urdhër nga dikush jashtë interesit të Kosovës dhe popullit të saj. A thua vallë ishte rastësi burgosja me pretekstin “marksistë-leninistë” në ish-Jugosllavi? Gjithsesi jo, por më e keqja është se nga ato burgosje u krijua miti i “flijimit”, ajo u trupëzua në formën e “heroit”. Me çka? Me diçka qesharake për të cilën vetë ata sot turpërohen. Ja, kjo do të thotë burgosje e planifikuar ose manipulim. Edhe këtu në rastin e burgosjeve të fundit kemi një manipulim të madh, ku po krijohet një “flijim”. A mos vallë rishtas do të krijohen heronj?”, thotë Bardhi....
image
Kurti: Thaçi, e keqja më e madhe...
Intervistoi: Mira Kazhani Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni në qeverisje me njerëz dhe parti që deri dje jo vetëm i keni kritikuar, por keni...
Next

Votoni këtë tekst
0